Në tubimin e lajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje se sot do të vizitohet Llapashtica e Podujevës, qytetarë të shumtë ia kanë mësyer Restorant “Lugut” ku ishte lajmëruar tubimi nga kjo parti, shkruan Llapi.info.
Në këtë tubim po merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili pas pjesmarrjës së madhe të qytetarëve tha se është i bindur se kjo Vetëvendosje do ti fitoi zgjedhjet.
“Sonte u binda ne Llapashtice. Ne po i fitojme keto zgjedhje.”, tha Ahmeti.
Në këtë tubim gjithashtu ka marrë pjesë kryetari i degës së VV në Podujevë Bajram Ajeti, Dardan Sejdiu, Shemsi Syla, Shemsie Vokrri, Ajet Potera dhe Nazlie Bala./Llapi.info/