Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur Vuqiqin “jurishnik”, Nikolliqin “vorragji” ndërsa për Daçiçin tha se qan ende te varri i Sllobodal Milloshovic-it teksa po fliste sot për fletëarrestet e lëshuara nga Serbia për qyetarët e Kosovës, shkruan Llapi.info.
“Këta që po i lëshojnë këto fletarreste kush janë këta njerëz? Vucici ka qenë jurishnik që duan të bëhen më shef se shefi, jurishnik i Sheshelit i prin përpara si paramilitar. Vucici është po ai njeri që kundra ligjeve të vendit të vet i emërtojke emra të rrugëve të Ramko Mlladicit. Nikolliqi, në serbi bëjënë hajgare me të i thonë “vorragjia” po qysh është populli qashtu e ka shefin. Ai tha që vij me djemt e mij në luftë.”, tha ai.
Ndërsa për deklaratat e tij, ai tha se Brukseli i la lazdrua Serbinë dhe nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me ato deklarata.
“Mere me men me thënë presidenti, në Bruksel nuk iu dëgju zëri. Janë mësu me lënë serbinë mu lazdrua. Se shqiptart nuk bëjnë zë se i kemi urtësuar e na ngojnë shqiptarët. E Dacici ai që qan të varri i Milloshit.”, tha ai.
Këto deklarata Haradinaj i bëri gjatë vizitës në Podujevë për të cilën tha se erdhi për t’iu falënderuar qyetarëve për mbështetjen sa ishte i ndaluar në Francë.




