Gjatë qëndrimit në Podujevë, Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se nëse Serbia na mban ne në Kushtetutën e saj, pse Kosova të mos bëjë një nen të Kushtetutës të saj e të futet Toplica ku u kolonizuan e u ushtrua gjenocid ndaj shqiptarëve, shkruan Llapi.info.
“Serbia na ka në Kushtetutë të vet. Kushtetuta të obligon me mbrojtë teritorin. Është më mirë që mi ndal këto logjika dikush. Nëse nuk na hekin nga kushtetuta e vet, pse na mos ta bëjmë një nen të Kushtetutës kur thojmë që padrejtësisht është shpërmbul ky numër i popullatës, janë aneksu këto vendbanime, 740 Toplica, ti kërkojmë BE-së një konferencë që mu kërku e drejta e atij populli. Ai është një gjenocid.”, tha ai.
Pas kësaj, Haradinaj ka kërkuar nga Bashkësia ndërkombëtare që mos te lejon Serbinë ta mbaj Kosovën në Kushtetutën e saj.
“Ata janë ata që janë, ata dinë shpesh me dinë me kanë ma budall por bashkësia ndërkombëetare e Brukseli nuk duhet me lejua Serbinë drejtë BE duke e mbajt Kosovën duke e mbajt Kosovën në Kushtetutë”, tha ai.
Haradinaj u prit sot nga qindra qytetar në Podujevë.




