Kryetari AAK-së Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Podujevë ku ka mbajtur një takim me qytetarë me ç’rast ka folur për situatën politike në vend, situatën politike me Serbinë, ndalimin e tij në Francë si dhe ka falënderuar qytetarët e Podujevës për përkrahjen sa ishte i ndaluar atje, shkruan Llapi.info.
I pari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Bashkimi Europian dhe Washingtoni që të mbyll çështjet mes Kosovës dhe Serbisë përndryshe sipas tij do të vie koha e 24 marsit të vitit 1999.
“BE dhe Washingtoni është mirë me i mbyll punët mes Kosovës dhe Serbisë është mirë me vendos njëherë e përgjithmonë se është e ndarë. Ne i kemi ndarë në 99tën dihet kjo pjesë por nuk është mbyll krejt po rrinë si qel. Nëse ata nuk vinë menjëherë tek na, me na ndihu, e nuk vinë me na i kry punët, ne nuk bënë veç me pritë. Ne duhet me i pri punëve tona, e atëherë vjen 24 marsi i 99tës ashtu qysh ka ardhë, nëse na rrimë e si marrim punët tona deri kur ju vjen koha atyre unë nuk e di. Ne duhet me i shti disa tema në rend teme. Mirë jemi sjell, fillo në dialog na kanë thënë, ne në vrap, thuana shtine fusnotën ne vrap. Bëjë këtë ne vrap. Po kur kryhet puna jonë? Kur bëhemi anëtar i OKB-së, kur bëhet Kosova?”, tha Haradinaj në Podujevë.
Për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka thënë se Serbia po vazhdon të bëjë hajgare me Kosovën në sy të Europës. Sipas tij, Serbia është lazdruar nga Europa kështu duke përmendur edhe rastin e Srebrenicës.
“Kjo serbi që në 99 bëri gjenocid me ne po vazhdon me ba hajgare në sy të Europës me Kosovën. Tu u sill në mënyrën më të papërgjegjshme ne neve. Atyre u thotë që po dua mu bë Europë e në të njëjtën kohë vazhdon me ndalë me pengu vonu e nguc edhe një vend tjetër që po don mu ba BE.
Serbia ka dit mu lazdrua edhe në të kaluarën jo vetëm me shqiptarët. Para syve të evropianëve në Sebrenicë e dini cka ka ndodh. Sot shtyhen qeveritë e BE-së kujt me ja lënë fajin. Kjo është Serbia, në BE dhe Bruksel duhet me ditë që po e lazdruan Serbinë e prishi Ballkanin. Se nuk janë ata që duhet besuar e lazdruar. “, tha Haradinaj
Për këtë ai tha se nuk duhet vazhduar kështu dhe se Brukseli duhet treguar nëse është i zoti ta mbyll cështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk guxojmë me vazhdua në këtë mënyrë që mu sjell but e but vec të na lënë rahat. Nuk shtë në rregull për BE me leju konflikt të ngrirë në vendin tonë. Deri kur ne duhet me vazhdu me prit deri sa të bëhet serbia e mirë deri sa të bëhen ata normal. Nëse vazhdojmë ata ne spo mundemi me bë ekonomi ska investime, se porosia që Trepça nuk po rivitalizohet është porosi që nuk u kry Kosova që s’është vend tamon.
Brukseli duhet me vendos cka a është i zoti a ka mundësi me munden ata me i mbyll punët mes Kosovës dhe Serbisë. Unë nuk po besoj që janë të zotë me kry këta, për këtë arsye apelojmë tek Washingtoni që ti kthehet Ballkanit, ti kthehet marrdhënjeve shqiptari-serbe, Kosovë-Serbi dhe ti kryejmë punët më Ballkan. Nëse këta nuk i kryejnë dicka nuk është ka shkon në rregull. Serbia po blenë raketa që shkojnë qindra kilometra, po pajisen me tanke e na po thonë s’mundemi me bë ushtri. Ne e dimë që kemi KFORI-n këtu. Ne jemi dakord për këtë dhe është ushtri e jona, ne po duam gjithashtu mu ba KFOR dhe NATO. Ushtrinë tonë të aftë me kry pjesën e vet të punës, ne e dimë që e kemi ushtrinë e Shqipërisë, edhe ajo është e jona po prap po duam edhe ne të japim pjesën tonë.”, shtoi Haradinaj.
Më tej, ai tha se nëse Serbia nuk na largon nga Kushtetuta e saj pse Kosova të mos e bënë një nen të Kushtetutës të saj ku të thuhet që padrejtësisht është shpërngulur ky numër i popullatës, janë aneksua këto 740 vendbanime në Toplicë si dhe ti kërkohet BE-së një konferencë që mu kërkua e drejta e atij populli.
“Serbia na ka në Kushtetutë të vet. Kushtetuta të obligon me mbrojtë teritorin. Ata janë ata që janë, ata dinë shpesh me dinë me kanë ma budall por bashkësia ndërkombëetare e brukseli nuk duhet me leju serbinë drejtë BE duke e mbajt Kosovën duke e mbajt Kosovën në Kushtetutë. Është më mirë që mi ndal këto logjika dikush. Nëse nuk na hekin nga kushtetuta e vet, pse na mos ta bëjmë një nen të Kushtetutës kur thojmë që padrejtësisht është shpërmbul ky numër i popullatës, janë aneksu këto vendbanime, 740 Toplica, ti kërkojmë BE-së një konferencë që mu kërku e drejta e atij populli. Ai është një gjenocid.”, tha ai.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe figura të larta nga AAK si dhe një numër i madh i qytetarëve të Podujevës.