Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër nga ora 19:00 do të mbaj tubim me qytetarë në Llapashticë të Poshtme të Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas njoftimit, tubimi do të mbahet në shkollën fillore “Dituria” ku pjesëmarrës do të jetë deputeti i Kuvendit të Kosovës Glaul Konjufca, kryetari i Degës së LVV në Podujevë Bajram Ajeti dhe anëtari Ajet Potera i cili së fundmi iu ka bashkangjitur kësaj partie.