Surkishi Surkishi, Lladofci, Sveqla, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica do të mbesin pa energji elektrike nesër nga ora 10:00 deri në orën 15:30, njofton Llapi.info.
Ndërsa nga ora 09:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbetet Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Burice, Gllamnik, Llapashtice e Ulët.
Kështu ka njoftuar KEDS-i përmes një njoftimi për media.
Më poshtë ua sjellim njoftimin e plotë:
Më 03.05.2017 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të shkyçet:
Dalja 10 kV Ballovci prej orës 10:00 deri në orën 15:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkishi, Lladofci, Sveqla, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica.
Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e ndarësit në TSSH.
Më 03.05.2017 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të shkyçet:
Dalja 10 kV Fshatrat prej orës 09:30 deri në orën 14:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Burice, Gllamnik, Llapashtice e Ulët.
Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i ormanit në TS Gobelovit.