Lokale - eSIMy

Llapi i Podujevës qysh në fillim të sezonit ka treguar se Kupa e Kosovës është objektivi kryesor i kësaj skuadre. Ky ekip në fjalë ka arritur që ta siguroj finalen e madhe të Kupës së Kosovës, që do të përballet me Besën e Pejës, transmeton Llapi.info.

Trajneri llapjan, Tahir Batatina thotë se skuadra tij është tejet e përgatitur dhe e fokusuar për këtë finale, por edhe në kampionat.

“Jemi duke u përgatitur për ndeshjen e Kupës, por edhe të fokusuar në kampionat. Nëse vazhdojmë kështu dhe besoj se po, skuadra është mirë, harmonia dhe atmosfera, kështu që mendoj se me paraqitje të treguar do t’ia arrijmë qëllimit që Kupën ta sjellim në Llap”, ka thënë për IndeksOnline, Batatina.

Llapi ka humbur gjasat për titullin e kampionit në Super Ligë, pasi lideri Trepça ’89 ka 68 pikë, 12 më shumë se pozita të cilën e mban skuadra nga Podujeva. Ndërsa për Batatinën, po ekipi nga Mitrovica është favoriti kryesor për t’u bërë kampion.

“Sa i përket titullit mendoj se në bazë të paraqitjes deri më tani, Trepça ’89 do ta thotë fjalën e fundit. Llapi dhe Trepça ’89 janë dy klube që kanë lojën më të bukur dhe kolektive në Superligë”, shoti trajneri.

Kupa e Kosovës pritet të zhvillohet pas përfundimit të Super Ligës, në fillim të muajit qershor në stadiumin “Adem Jashari”, nëse Llapi fiton, Kosova do ta ketë një klub të madh që do ta përfaqësoj në arenën europiane, kështu thotë Batatina.

“Shpresoj se do ta marrim kupën dhe të jemi pjesë në Arenën europiane. Do ta përfaqësojë Kosovën dhe futbollin kosovar në mënyrën më profesionale duke bërë befasia dhe duke hyrë në histori me paraqitje dinjitoze”, përfundoi Batatina.

Gjashtë ndeshjet e fundit për ekipin e Llapit do të jenë: Prishtina – Llapi, Llapi – Feronikeli, Trepça 89 – Llapi, Llapi – Drenica, Ferizaj – Llapi dhe në fund ajka finalja e madhe Llapi – Besa.