Lokale - eSIMy

“TV Llapi” nga ky muaj do të iu shtohet kalaneve televize të Republikës së Kosovës pasi që të enjtën ka fituar licencën për transmetim nga KPM-ja, shkruan Llapi.info.

Televizioni më i ri i cili do t’i kushtohet qytetit të Podujevës pritet të lansohet në të gjitha platrofrmat televizive në Podujevë. Ndërsa për numrin e programit televiziv besohet se do të jetë menjëherë pas televizioneve lokale.

Sipas Njazi Latifit drejtor i këtij televizioni, me program testues planifikohet që të fillohet për një muaj. Ndërsa me program të rregullt Latifi tha se do të fillohet nga fillimi ose mesi i muajit shtator.

“Televizioni do të quhet “Tv Llapi”, i cili është licensuar para 3 ditësh, pra ka marrë licëncën nga Këshilli i Përkohshëm i Mediave. Me program testues planifikojmë që para një muaj të startojmë dhe duke e parë që shumë djem dhe vajza të llapit kanë studiuar gazetarinë po provojmë të krijojmë dicka nga Llapi. Ndërsa me program të rregullt planifikojmë të fillojmë nga fillimi i shtatorit ose mesi i shtatorit, ndërsa fillimisht do të startojmë me program testues që na nevojitet neve edhe për pergatitje të stafit”, tha ai.

Meqë deri më tani nuk ka pasur televizion në Podujevë, ky medium i ri rëndësi pritet që t’i kushtoi aktiviteteve në Podujevë tha Latifi. Sipas tij, punët e mira dhe të këqia që ndodhin në Podujevë do të transmetohet në këtë televizion duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse.

“Rëndësi të veçantë do ti kushtojmë aktiviteteve në llap, gjendjes në llap, punëve të mira do të ju bëjmë reklamë që është mirë, por edhe ato që kanë kaluar do ti prekim por nuk do ti prekim vetëm një ditë, që ta bëjmë një storje sot dhe të themi që e kemi kryer obligimin, por do të provojme tërë kohën të kërkojmë nga insititucioni përkatës se përse kjo punë nuk është kryer. Do të kërkojmë llogari nga liderët politik në Podujevë. Në rend do ta kemi qytetarin, jo tenderin e ndokujt. Besoj që edhe partive politike do tu ndihmojmë sepse nuk rrihet çdoherë, pra do ta kenë derën e hapur edhe partitë politike cdo herë. Në planë të parë do ta kemi arsimin, mbi të gjitha arsimin dhe fëmijët dhe temat problemore tjera. Do të merremi më shumë me tema problemore më shumë sesa protokollare, u takua, erdhi, tha, s’tha. Sepse këtu mendoj që ka qenë një terr informativ.”, theksoi Latifi.

Latifi ka njoftuar se stafi dhe teknika është e gatshme të filloi programin testues por kjo do të bëhet ditëve të ardhshme. Më tej, ai ka treguar se janë në fazën finale të përfundimit të studiove ndërsa për numrin e programit televiziv nuk është vendosur ende por sipas tij besohet se do të jetë menjëherë pas programeve nacionale(Rtk, Ktv, Rtv21).

“Për startimin e programit testues, stafi dhe teknikisht jemi të gatshëm të fillojmë sot. Studiot i kemi skaj magjistrales Podujevë-Prsihtinë, afër Hipermarketit Agnesa. Ndërsa drejtoria, zyret qëndrore janë në rrugën Zahir Pajaziti. Jemi në përfundim e sipër të studiove, brenda muajit ne planifikojmë që të startojmë me programin testues. Tani na ka mbetur disa punë teknike me shërbimet kabllore, për transmetim. Kompanitë janë duke i kryer punët tuaj. Cështja e numrit ende nuk është caktuar, do të jetë në dy shërbimet IPKO dhe KUJTESA si dhe shërbimet tjera sic është Ardi net etj. Numri ende nuk është përcaktuar por është cështje ditësh, por me rregullore të KPM-së në nivel të Llapit duhet të jetë menjëherë pas televizoneve kombëtare. Ndërsa në vendet tjera e përcakton operatori”,tha ai.

Tv Llapi është televizioni i parë i lecencuar në qytetin e Podujevës/Llapi.info/