Përmblodhi: Gani Mehmeti:
Fshati SLLATINË!
Sllatina ka tri lagje: Shalët, Ramocët dhe Igrishtët por, së voni, janë vendosur edhe banorë nga Murgulla, të cilët erdhën këtu nga Tërrnavica[2]. Për nga madhësia, Sllatina është sa Pollata dhe Dvorishta bashkë. Ka një sipërfae prej mbi 12 km katrorë, ose më saktësisht 1.213.06,55 hektarë (njëmijë e dy qind e trembëdhjetë hektarë, gjashtë ari e 55 metra katrore). Në lindje dhe në veri kufizohet me fshatra të komunës së Kurshumlisë, në perëndim me Reçicën dhe në jug me Dvorishtën, me Pollatën, dhe pastaj edhe me Brecën.
Lagja Shalët e Sllatinës
Livadhet e sotme të Sllatinës dikur kanë qenë ara. Lama e Mureve, sot livadh, ka të ngjarë të ketë qenë ndonjë vendbanim. Në veri të fshatit, në zonën kufitare janë themelet e një kalaje e cila quhet “Gjyteti i Jerlive”. Nëpërmjet të këtij Gjyteti është lidhur rruga Llap – Toplicë. Në veri të lagjes së Shalëve, në krye të Prronit Llafshiqe, gjenden “Varrezat e Menxhëve”. Nga kujtesa popullore thuhet se Sejdi Menxha, qysh në kohën e pushtetit Osman ishte në krye të një ushtrie në Toplicë, e ka pasur pronën tokësore në këtë fshat dhe shpesh i kishte vizituar këto varreza. Në shekullin XIX ai këto prona i shet familjes së Ramocëve. Edhe sot ruhen mikrotoponimet Molla e Sejdisë, Varret e Menxhëve etj. Në perëndim të fshatit vërehen themelet e një kishe parasllave, ku dëshmohet me toponimin e ruajtur Lugu i Kishës[3].
Në veri të fshatit gjenden themelet e Kullës së Gurit të Uglarit, Kulla e Madhe dhe Kulla e Vogël, pastaj në lindje të fshatit Kulla e Sllatinës (Kërthinjakut), Kulla e “Shpijave të Shkieve”, Kulla e Destanit si dhe Kulla e Beselicës. Të gjitha këto kulla janë ndërtuar në vitet 1879 – 1880. Në to kanë qëndruar rojtarët e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, deri në vitin 1912, kur pushteti serb i rrënon. Në largësi të vijës kufitare, rreth 200 metra në brendësi të fshatit, është udha e quajtur “Udha e Devrijes”, ku edhe sot vërehen gjurmët. Nëpër të kanë patrulluar ushtarët shqiptarë dhe turqë. Është bukur interesante se në gjithë këto fshatra të Përmalinës së llapit, vetëm në Sllatinë kemi kulla. Dhe, me të drejtë, kz fshat quhet me shtatë Kulla. Sa edhe i ka pasur.
Gjatë kohës së Mbretërisë Jugosllave në Sllatinë është vendosur një familje kolone sllave.
Deri në vitin 1999, në luftën e fundit, ka pasur kulla banimi prej guri me frenxhi dhe hajate, të ndërtuara para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ky fshat është djegur nga ushtria serbe gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, nga okupatori Bullgar në vitin 1916 si dhe në vitin 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë sundimit Osman si dhe gjatë sundimit serb deri në vitin 1945, si fshat kufitar, për mbrojtjen e kufirit janë vrarë më se 15 luftëtarë. Duhet theksuar se banorët e këtij fshati kufitar dhe të fshatrave të tjera, përherë u bënin rezistencë njësive ushtarake serbo-çetnike, qe të mos depërtonin në Kosovë.
Nga ky fshat disa familje janë shpërngulur në Turqi, sidomos pas viit 1912, kur u pushtua Kosova nga Serbia. Në vitin 1913-1914, në Turqi janë shpërngulur faimljet e Sheqir H. Fazliut, Ali H. Fazliut, nga lagjja e Ramocëve, si dhe familja e Hasan Sejdiut nga lagjja e Shalëve, në Samsun, përkatësisht në Brusë. Nga viti 1912 e deri 1999 janë shpërngulur në fshatrat e ndryshme të Llapit si dhe në Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë e gjetiu.
Para agresionit të pushtetit serb në vitin 1999, fshati kishte rreth 50 shtëpi me 480 banorë shqiptarë. Nga agresori serb janë djegur 25 shtëpi dhe objekte tjera ekonomike dhe ndihmëse si dhe shkolla e fshatit me dokumentacion. Me 16 maj 1999 popullata ishte larguar nga fshati dhe ishte vendosur në fshatrat e tjera. Tre persona ishin vrarë, njëri prej tyre dëshmor[4].
Fshati është shënuar më 1455 në dokumentet osmane dhe kishte 18 shtëpi e 2 beqarë. Në defterin kadastral të vitit 1566-1574 kishte 25 shtëpi, 11 beqarë dhe 1 e vejë[5]. Përmendet edhe në regjistrin e Manastirit të Deviçit të vitit 1762-1769. Në disa dokumente të mëvonshme quhet edhe Sllatina e Mavriqit.
Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h) është e regjistruar me emrin Slatina-i Mavrik[6]. Sllatina e Mavriqit, me gjasë, është quajtur për t`u dalluar nga Sllatinat e tjera në Kosovë.
Në shekullin XIX u vendosën pasardhësist e Demë Ahmetit dhe prej tyre u formua lagjja e Shalakëve. Në fshat kanë qenë të ndërtuara edhe kullat. Më 1878 u vendosën muhaxhirët: Igrishtët. Seftollët dhe Kërrtokët. Shumë banorë të fshatit janë shpërngulur për në Podujevë e fshatra tjera. Sllatina më 1948 kishte 364 banorë dhe më 1981 kishte 403 banorë. Kishte shtatë kulla, sot nuk ekzistojnë.
Fshati ka pësuar shumë më 1912, gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore[7]. Sllatina, në bazë të toponimit Gjelbishta mund të themi se ka gjasa të jetë përkthyer emri i saj në Sllatinë, që ka mundur ta ketë pasur emrin dikur. Edhe ky fshat shtrihet në Grykën e Mavriqit dhe shtrihet mes Dvorishtës e Reçicës. Në anën prej fshatrave të Kurshumlisë ka edhe kjo disa kodrina që shtrihen më shumë lindje perëndim dhe krijohen disa përroje që janë pakashumë të pasura me ujë dhe shërbejnë për të ujitur kopshtijet dhe arat që shtrihen në anën e majtë të derdhjes së lumit të Reçicës, icili kalon nëpër Sllatinë. Sllatina, si territor i gërë, është e pasur mjaft me kullosa, pastaj me pyje në të gjitha drejtimet, si dhe me livadhe sidomos në Uglar, që është një rrafshlartë. Në vitin 1979 nga 72 shtëpi gjithsej, në Sllatinë kanë qenë vetëm 22, tjerat familje (shtëpi) kanë qenë të shpërngulura[8].
Kullë në Sllatinë, foto e vitit 1975
Lagja e R a m o c v e
- Arat e Abazit, V. Arë.
- Ahi (i) Zhegrov’s, L.
- Ara e Halimit, J. Arë.
- Ara e Gjygymit, VP. Arë. Quhet Ara e Gjygymit, sepse për një gjygym është marrë (ndërruar).
- Arat e Jazit, J. Arë. Kalon jazi i mullirit nëpër këto ara dhe për këtë e ka marrë këtë emër.
- Ara e Redoj’s, VL. Nuk dihet kush ishte Radoja.
- Ara e Sejdisë , V.
- Arat e Selimit, L. Arë.
- Ara e Vas’s, P. Arë.
- Arat e Zllatins, V. Në të kaluarën e largët kanë qenë ara, ndërsa tash janë livadhe. Kjo shihet se dihen gjurmët e lavrës, nga të cilat shihen vijat se ka qenë e punuar toka. Zllatina e Sllatinës është një vend bukur i gjërë që ngrihet çdo herë e më lart dhe shkon deri në kufi me Sërbinë. Ka gjasa ta ketë marrë emërtimin katundi i Sllatinës nga emri i këtij vendi, sepse ndoshta ka qenë e banuar më përpara se sa vendet e tjera të katundit.
- Baneri (i) rrafshit t’Lugut t’Manit, V. Nuk dihet përse quhet në këtë emër. Në Llap, pra edhe në Mavriq, grupi i bashktingëlloreve, -nd- nuk ekziston. Përndryshe, bander e quajnë shtyllën telefonike apo edhe atë të rrymës. Ndoshta sipas kësaj ka mundur të eliminohet –d-ja edhe në vend të Banderit, quhet Baneri. Nëse vjen prej kësaj, atëherë mund të themi se “bandera” ka pasur në këtë anë edhe në kohën e turqve dhe ka gjasa të quhet prej një shtylle të tillë.
- Bejkovaç, V. Arë. Ka gjasa të ketë qenë ndonjë kovaç me emrin Bejtë, të cilit i janë hequr dy shkronjat e fundit, bashtingëllorja –t dhe zanorja –ë, që më vonë janë ngjitur emrat Bej+Kovaç dhe ka dhënë Bejkovaç. Për variantin tjetër kisha për të thënë se ka qenë kovaç tjetër, i cili ka mund të jetë kovaç (farkëtar) i beut dhe në vend se të thuhet Kovaçi i beut, kanë thënë Bejkovaç.
- Bregu i Delidajs, V. Kjo do të thotë edhe bregu i Dajës Deli, pra se dikush e ka pasur dajë atë Deliun dhe ka mbetur i tillë, duke u përcjellë brez pas brezi.
- Bregu i Dushe, V. Bregu i Dushe është vendi ku jasnë vendosur (vnuar) dushqit për ushqim të kafshëve për dimër. Dushe bënë shumësi i dushkut, kuptohet, gjinorja, vetëm i është asimiluar –q-ja për t’u shkruar e për të mos ia dhënë edhe –v-në = dushqve, dush(qv)e= dushe.
- Bregu i Lugut t’Latifit, V.
- Bregu i Lugut t’Therrave, V. Therrishtë.
- Bregu i Ledinave, V.
- Bregu i Mullinit, V. Ledinë.
- Bregu i Peremides, V. S’dihet përse quhet kështu.
- Bregu i Thatë, V. I thatë, pse mali është i dobët dhe bari nuk qet. Është vend shkëmbor.
- Bregu i Xhigaric’s, VL.
- Bregu i Zharit, VL. I zharit, quhet pse është djegur e bërë zhari, shkrumb e hi.
- Bunari (i) Shem’s, L. S’dihet kush ishte ai Shemsiu.
- Çajri (i) Osmon Dem’s, J. Kullosë. Është ai Osmani, i cili e ka dhënë arën për një gjygym, të cilës pastaj i mbeti emri Ara e Gjygymit, shihet lart.
- Çajri (i) Salihit, V.
- Dardha e Abazit, V. Dardhë.
- Dardha e Halimit, Vl. Pemë.
- Dardha e Fazlisë, J. Pemë.
- Ërrnicat, VL. Ërrnicë quhet vendi ku më përpara është lavruar, ka qenë arë, ndërsa më vonë ka mbetur kullosë bagëtish, ose për livadh.
- Ërrnica e Mus’s, L.
- Ërrnica e Trëmkollëve, VL.
- Fjerinat, V. Fjerishtë, vend me fieri.
- Gryka e Prronit t’San’s, VL.
- Gurra e Gatë, L.
- Gurra e Madhe, VL. Gurra e Madhe quhet edhe Gurra e Gjelbër, kështu quhet prej vendit që gjithmonë është i gjelbëruar.
- Gurra e Vogël, VL.
- Igrishtët, VP. Lagje e Sllatinës. Igrishtët kanë ardhë rreth vitit 1878 prej katundit Igrishtë. Edhe këta janë fis me Mavriqin – Sopë. Emrat e kësaj lagjeje nuk i kemi ndarë prej lagjes së Ramocve.
- Jazi (i) Mullinit t’Rashitoviqe, VP. Vijë e ujit.
- Jazi (i) Prronit t’San’s, VL. Vijë uji. Vija (vada), e cila i çon ujë mullirit, në Llap quhet Jaz, ndërsa ajo që shërben vetëm për të ujitur, quhet vadë.
- Kërqevina e Hajrizit, VP.
- Kërthijaku, V. Quhet vendi ku ka barishta të larta, siç janë hithat, kakudat etj. Quhet vendi ku është i mbyllur prej tyre dhe është vështirë të hyhet e të dilet.
- Kërshi (i) Vorreve, V. Shkëmb. Ëshët shkëmbi pranë varrezave.
- Kodra e Gjosh’s, V. S’dihet kush ishte ai Gjosha.
- Kodra e Mjalt’s, VP. Pse kanë bërë bletët mjaltë në këtë kodër, e ka marrë edhe emrin e tilllë.
- Kroni (i) Fjerinave, V.
- Kroni (i) Lugut t’Ram’s, L.
- Kroni (i) Ernic’s t’Zenelit, V.
- Kroni (i) Qaf’s, V.
- Kroni tu Udha e Rexh’s, V.
- Kroni (i) Shkoll’s, V. Para pesë vjetësh, me një aksion të marrë prej disa ditësh, këtë krua e kanë sjellë në shkollë arsimtarë e nxënës bashkë.
- Kroni (i) Therrave, VL.
- Kroni (i) Xhigaricave, V.
- Kodra e Madhe, VL.
- Kodra e Rogave t’Murselit, V. Mal e livadh.
- Konaku (i) Islamit, VL.
- Konaku (i) Rifatit, V.
- Konaku (i) Murselit, V. Livadh e mal. Ky ka qenë konaku i Mursel Monollit prej Pollatës. Ka qenë në kufirin e sotëm të Kosovës me Serbinë, në sShumnatë. Tash shihen vetëm gjurmët e tij.
- Kulla e Azem Ramoc’s, V. Ekziston edhe sot ende.
- Kulla e Hajrizit, V. Ende është.
- Kulla e Kërthijakut, V. Kjo Kullë sot nuk ekziston, por gjurmët i kanë mbetur. Në vendin ku ka qenë e ngritur, ka gurë të grumbulluar.
- Kulla e Rifatit, V. Është edh esot, e cila nuk shfrytëzohet.
- Kulla e Shpiave t’Shkieve, VL. Sot nuk ekziston.
- Kulla e Mustafës, V. Është dobësuar bukur fort.
- Lama e Igrisht’ve, VP.
- Livadak, V.
- Livadhi (i) Asllanit, VL.
- Livadhi (i) Bogosavit, VL.
- Livadhi (i) Dardhave, V.
- Livadhi (i) Hasanit, VL. Livadh.
- Livadhi (i) Farshnit, V. Quhet edhe Livadhi (i) Halimit
- Livadhi (i) Sharovit, VL.
- Lugu i Avdisë, VL.
- Lugu i Hajdarit, V.
- Lugu i Hysenit, VL.
- Lugu i Kërshit, V. Ledinë, mere. Është njëfarë lumi i vogël afër varrezave.
- Lugu i Latifit, V.
- Lugu i Latifit, P.
- Lugu i Manit, V.
- Lugu i Moll’s, V.
- Lugu i Poillave, V. Poilla janë koritat, në të cilat pijnë ujë kafshët.
- Lugu i Ram’s, VL.
- Lugu i Smajlit, L.
- Lugu i Therrave, V. Therrishtë.
- Mali (i) Fazli Beratit, VL. Nuk dihet kush e kur ka qenë ky Fazli Berati.
- Molla e Sejdisë, VL. Përreth mollës ëshët livadh.
- Mullini (i) Islamit, J. Është mulli i Islam Islamit. Ëshët vetëm nja 30 metra në jug të ulicës t’Katunit. Ky është i vetmi mulli i rregullt në katundin e Sllatinës.
- Mullini me dy Jaza, V. Ledinë. Ka qenë i vendosur në mes Prronit t’San’s dhe Prronit të Zllatin’s kështu që, nga të dy këto përroje i ka shkuar uji, dhe, kështu e ka marrë emrin Mullini me dy Jaza.
- Mullini (i) Ramoc’s, J.
- Mullini (i) Reshitoviqe, V.
- Mullini (i) Zenelit, V. Mulli, por që tash nuk ekzistojnë asnjëri prej tyre përveç Mullinit të Islamit. Tjerët kanë qenë deri vonë.
- Ornicat e Zenelit, VL.
- Osoja mi Arë t’Jazit, J.
- Padet e Reçic’s, V.
- Prroni (i) Beqirit, VP. Kompleks arash, livadhesh e malesh
- Prroni (i) Cungut (Sungut) t’Zi, V. E shqiptojnë Prroni (i) Cungut dhe Përroni (i) Sungut.
- Prroni (i) Drunit, VP. Quhet Prroni (i) Drunit, sepse aty ka ndejtë (mbetë) një dru i madh për disa kohë dhe është emëruar në emër të drurit.
- Prroni (i) Delidaj’s, V.
- Prroni (i) Fjerinave, V. Kuptohet, quhet i Fjerinave, sepse në këtë përrua ka edhe fier shumë.
- Prroni (i) Keq, VL. I keq është në konfiguracion.
- Prroni (i) Kronit, P. Në këtë përrua është edhe kroni, andaj e ka marr mbiemrin i Kronit.
- Prroni (i) Livadakut, V.
- Prroni (i) Lluqefcit, V.
- Prroni (i) Popovic’s, VL.
- Prroni (i) Rapufave, V. Në të dalin rapufat.
- Prroni (i) Stanit, V. Pse ka pasë stan në të.
- Prroni (i) Shkoz’s, V.
- Prroni (i) Vogël i Cungut t’Zi, V.
- Pusat Binak, P.
- Pusat e Maksutit, VL.
- Pusat tu Shpiat e Shkieve, VL.
- Qafa e Restelic’s, V. Livadh e mal. Restelica është katund, sot, i Serbisë, por në kufi me Kosovën.
- Quka e Igrisht’ve, P.
- Quka e Ramocve, V. Quhet e Ramocve, sepse është pronë e tyre.
- Ramocët, Q. Ramocë quhnt ne emër të të parit të tyre Rama. Kanë karakter të fortë. Janë të ndieshëm dhe eksplozivë. Kanë qenë luftëtarë të mirë, trima dhe mbrojtës të lirisë e atdheut. Këtë që e themi për ta, mund të dëshmojmë me ekziztencën e objekteve të luftës – kullave. Në asnjë katund të Mavriqit nuk hasë syri në ndonjë kullë, përveç këtu në Sllatinë, ku deri sot janë ruajtur pesë kulla. Kullat janë të vjetra dhe të ndërtuara për qëllime mbrojtjeje në rast sulmimi prej të tjerëve. Njëkohësisht, këto kulla u kanë shërbyer edhe për të banuar. Këto pesë kulla nuk janë shumë larg njëra prej tjetrës – prej 50 deri në 200 metra. Këto kulla i kanë punuar mjeshtërit dibranë.
- Roga e Abazit, V.
- Roga e Delidaj’s, V. Ledinë.
- Roga e Hajrizit, VL.
- Roga e Maksutit, VL.
- Rogat e Murselit, V. Janë në kufi me Serbinë – te konaku në Shumnatë. Kanë qenë të Mursel Pollatës, tash janë të bijve të tij.
- Roga e Naskut, V. Nuk dihet se kush ka qenë ai Nasku.
- Roga e Pllastave, VL.
- Roga e Ram’s, V.
- Rrafshi (i) Cungut t’Zi, V.
- Rrafshi (i) Epër, V. Ledinë – mere.
- Rrafshi (i) Lugut t’Manit, V. Livadh.
- Rrafshi (i) Poshtër, V. Ledinë – mere.
- Rrezja e Popovic’s, L. Kodra dhe rrezja e Popovic’s merret si kufi mes lagjes së Shaloviqe dhe lagjes së Ramocëve.
- Rrafshi (i) Qurshisë, V. Ledinë – mere.
- Rrafshi (i) Shumat’s, V.
- Rrafshi (i) Therrave, V.
- Rrafshi (i) Vujic’s, VL. Është pronë e Mehmetit të Sejdisë, por ka qenë pronë e Millanit të Maçkafcve. Këto vende shtrihen pranë kufirit të me Serbinë dhe të KSA të Kosovës. Kështu një familje serbe ka pasur tokë edhe në katundin Sllatinë, edhe pse me banim ka qenë brenda kufijve të Serbisë, dhe në këtë mënyrë, vendet janë emërtuar në emër të pronarve. Ndërsa sot në krejt Mavriqin popullsia i përket kombësisë shqiptare.
- Sieça e Diegne, V. mal i prerë dhe i djegur.
- Sieça e Kodrës s’Madhe, VL.
- Stani (i) Isakut, V. Arë.
- Stanet e Reçic’s, VP.
- Shkolla, V. Ent mësimi e edukimi. Deri rreth vitit 1970 ishte vetëm katër klasëshe, ndërsa sot është bërë gjashtëklasëshe. Në të vijojnë mësimet fëmijët e katundit Sllatinë dhe Reçicë.
- Shpia e Jakupit t’Fazlisë, L. [9]
- Shpia e Kadris t’Ademit, L.
- Shpiat e Latifoviqe, V.
- Shpia e Muratit t’Uk’s, L.
- Shpia e Rrahimit t’Avdisë, L.
- Shpiat e Shkieve, VL. Nuk ka troje sot, ndërsa ka gjurma të ekzistimit të shtëpive më parë.
- Shumnata, V. Livadh e mal. Është një emër i përngjitur nga ndajfolja – shumë dhe nga emri – natë Shumë+natë=Shumnatë, ngase është vend i rrethuar me kodra të larta dhe vërtet ka ditë pak e natë shumë. Sepse dielli lind vonë dhe perëndon herët. Shumnata është në territorin e Serbisë, një pjesë i takon Kosovës.
- Tanta e Ramocve, V. Tantë, vendi i zënë i ujit në lumë, ku ia ndërron drejtimin. Penda. Kështu quhet jo vetëm në Sllatinë e Mavriq, po edhe në Llap.
- Tanta e Shaloviqe, V. Vend ku ës Ara e Maliq Trëmkut, P. Mal. Quhet e Maliq Trëmkut, sepse ka qenë pronë e tij.
- htë zënë uji në Lumë. Pendë.
- Te Poillat, V. Mal e Lëndinë.
- Te Paja, VP. Dru i llojit të pajës.
- Te Therrat, VL.
- Tuk Bumullon Toka, V. Moçal. Sipërfaqja e tokës është me ujë nga se është moçal. Thuhet se diçka bubullon vazhdimisht. Ndoshta, s’ka se çka të bubullojë, përveç gurgullimës së ujit.
- T’thore, V.
- Tu Çakalla (e Ulic’s), V. Gurinë. Këtu i rrihnin çakallat për t’i ftuar katundarët në mbledhje. Posa e kanë ndëgjuar atë, e kanë ditur se Plaku i katundit po i fton. Kjo çakallë s’ka qenë asgjë tjetër, përveç një dërrase që i ka mëshuar me shkop të punuar në formë të çekanit..
- Tu Gjelbishta, V. Moçal. Duhet të jetë emër i përngjitur nga emrat Gjel dhe Bisht; Gjel+Bishta = Gjelbishta, ose nga Gjelbet + ishte, por duke u asimiluar –ët (Gjelb-ët), që e ka kuptimin për të Njelmët. Gjelb+isht-a=Gjelbishta ose kur thuhet me tu Gjelbisht-a, skajohet dhe e merr mbaresën –a, përndryshe, në të pashquarën bën Gjelbishtë.
- Te Mullini i Shaloviqe, V. Mulliri ka qenë deri vonë, para 6-7 vjetësh, por tash është rrënuar dhe prishur i tëri. Ka qenë i ngritur kryelagjes së Ramocve.
- Tu Rrasa, VP. Ledinë. Ka gurë e rrasuka gurësh.
- Te Zostoja e Igrishtëve, VP. Portë, shtek ose vendkalim. Një derë e ngjitur prej pallzinash.
- Xhigarica e Halilit, VL. Halili ka qenë Ramoc. Rreth vitit 1912 është shpërngulur në Turqi.
- Udha e Ahmetit, V. Rrugë.
- Udha e Devrijes, V e VL. Udha e Devrijes quhet rruga që shkon përgjatë kufirit me Serbinë dhë Kosovën. Këtë emër e ka marrë pas vitit 1878, kur turqit e shqiptarët tërhiqen nga Toplica deri në këtë vi.
- Udha e Kodrës t’Gjosh’s, V. Rrugë. Kjo rrugë lidh Uglarin me Sllatinën.
- Udha e Prronit t’Kronit, JP.
- Udha e Rexh’s, V.
- Udha e Rrezes (t’Popovic’s), L.
- Udha e Shkin’s, V. Rrugicë. E kishin marr shkiet një nuse në Serbi, dhe duke e prurë i bien për herë të parë kësaj rruge, kështu i mbeti emri kësaj rruge.
- Ulica e Katunit, Q. Ledinë. Vendasit i thonë vetëm Ulica, sepse nuk kanë tjetër vend me të njëjtin emër. Por të tjerët i thonë Ulica e Katunit. Gjindet në vendin ku bashkohenn dy rekat (lumenjtë) e Sllatinës; Reka e Reçicës dhe Reka e Prronit t’San’s. Merret si qendra e katundit. Këtu i kanë mbajtur mbledhjet e ndryshme deri sa s’ka ekzistuar shkolla, këtu i janë lutur edhe zotit deri vonë (i kanë falur taravitë ramazanit).
- Vorret, V. Varreza. Varrezat e Lagjes së Ramocve janë të vendosura në Prronin e San’s, pranë një shkëmbi, që quhet Kërshi (i) Vorreve, në shpat.
- Vorret e Asqerit t’Mretit, V. Këtu kanë qenë vrarë dy asqerë të mbretit, ku edhe janë varrosur.
- Vorret e Gjermanve, V. Një aeroplan gjerman ka rënë në Belloshë, në të cilin kishin qenë dy gjerman. Mbasi rrëzohet aeroplani, gjermanët mbyten. Këta, edhe ashtu të mbytur, i sjellin deri këtu në Sllatinë e i varrosin. Eshtrat e tyre janë nxjerr prap dhe i kanë marrë, por vendi u quajt me këtë emër.
– Lagja e S h a l o v i q e –
- Ahi (i) Kodrës t’Nërmjeme, VL. Ky lis gjindet në mes të livadheve të Kodrës Nërmjeme.
- Arat e Stanave, L. Kullosë.
- Ara e Tërshan’s, L. Kullosë. Kurë është shndërruar në arë, për herë të parë ka qenë mbjellur me tërshërë.
- Ara nën shpi, P. Arë. Ara nër shpi është pronë e Shaban Zenelit dhe gjindet ngjitur me shtëpinë e tij në anën e poshtme. Me nga një arë nën shtëpi, thuajse janë të gjitha familjet, por ne këto nuk i shënuam, sepse secili që e ka arën e vet mbi ose nen shtpinë e tij, e quan ara mi shpi ose ara ner shpi. Ndërkaq, këtë nuk është vështirë ta shënojë kushdoqoftë dhe kurdoqoftë.
- Arat e Përterek’s, P. Quhen arat e Përterek’s, ato ara që gjinden përtej lumit të Sllatinës, në perëndim. Për të shkuar te to, duhet të kalohet lumi Reka e Madhe, si e qujnë sllatinasit.
- Ara e Nolit, V. Nol është emër përkëdhelës i emrit Zenel.
- Ara e Fejz’s, V.
- Ara e Gatë, V. Arë.
- Ara nër Krue, V.
- Arat e Rrafshit, VP. Quhen Arat e Rrafshit, sepse janë në veri të rrafshit.
- Arat e Anejshme, V. Kullosë. Quhet vendi në veri të Arës së Gatë, që është ngjitur me të dhe që është lënë pa punuar.
- Balta, V. Ka qenë vend me baltë dhe moçal. Moçali është tharë, por jo krejtësisht, ndërsa rruga është me baltë edhe në mesin e verës.
- Balçaku i Përronit t’Rogave, VL. Moçal.
- Bojlija, VL. Nuk dihet pse quhet kështu, por ka gjasa ta ketë marrë emrin prej ndonjë qershie e llojit të mirë, që këndej quhen me emrin Bojli. Sot s’ekziston qershia.
- Breg, V. Kullosë.
- Bregu i Baltaqeve, V. Baltaqe do të thotë vend me baltë, që rri i lagur me ujë.
- Bregu i Kuq, V. Quhet i kuq sepse dheu është i kuq.
- Bregu i Lugut t’Vorreve, V.
- Çarrat e Uk’s, V. Therrishtë. Këtu janë disa çarra të mëdhenj, përmes të cilëve ka therra (shkurre). Vendi është shpatinë.
- Dardha Milenke, V. Pemë, trup dardhe. Milenke është lloji i dardhës që quhet në këtë anë. Kjo është një arë e madhe dhe bukur e vjetër.
- Dardha e Sarihtë, V. Livadh. Dardha është edhe sot. Frytet e saja janë të verdha (sarihtë) dhe nga kjo quhet Dardha e Sarihtë.
- Dardha Sheqerke, V. Pemë. Quhet sheqerke ngase i ka frutet e ëmbla.
- Gurra e Beq’s, VL.
- Gurra e Osmanit, P. Është ky një burim me ujë shumë të mirë. Burimin e ka rregulluar Shaban Zeneli, i cili e ka ndarë në dy derdhje si dhe gurrën për të pirë ujë kafshët. Burimi është i rregulluar me ciment (beton). Quhet Gurra e Osmanit, sepse gjindet në tokë të tij përbri rrugës Pollatë – Sllatinë.
- Kazani (Bunari) (i) Popit, V. Quhet edhe te Kazani (i) Popit edhe te Bunari (i) Popit. Mund të ketë qenë ndonjë pop (prift) në këto vende, mbasi një mori vendesh quhen (thirren) me emër të tij, të Popit.
- Kodra e Ilisë, VL. Mal e livadh.
- Kodra e Nërmjeme, VL.
- Kodra e Popovic’s, V. Mal e livadh.
- Kodra e Stanit, VL. Këtu kanë qenë të vendosura konaqet, prandaj quhet Kodra e Stanit.
- Konaku i Mureve, V. Këtu e ka kuptimin e Stanit ku barinjtë kanë banuar verës bashkë me bagëtinë.
- Konaku i Ram’s, V.
- Konaqet e Ramoviqe, VL. Sot gjinden vetëm themelet e konaqeve.
- Krekcat, L. Krekci është një lloj druri.
- Kroni, V.
- Kroni (i) Ilisë, VL. Krua. S’dihet se kush ka qenë Ilia.
- Kroni (i) Mureve, V. Krua
- Kroni (i) Prronit t’Boronicave, VL. Përreth kronit është mal.
- Kulla e Distanit, V. Nuk dihet se a ka qenë ndonjë Destan apo jo. Ne na e merr mendja se emri është formuar nga numri dy dhe nga emri –stan dhe Dy + Stan = Dystan – pastaj Distan, që do të thotë Kulla e dy staneve ose Kulla te dy stanet duke mos e përjashtuar edhe atë, se mund të ketë qenë kjo kullë pronë e ndonjë Destanit, por të panjohur për ne dhe popullin e kësaj ane.
- Kullat e Rrafshit, P. Kopsht me pemë.
- Laknat,VL. Vendi ka qenë i mbjellur me lakra dikur dhe, kështu i ka mbet emri i tyre.
- Lama, V. Kullosë. Pronë e Shaban Zenelit.
- Lama e Mureve, V. Ka tëngjarë të ketë qenë ndonjë vendbanim dikur këtu tek Muret, andaj ka mbetur toponimia e pasur e tyre.
- Lama e Shabanit t’Osmanit, V. Livadh. Është një vend i rrafshët në mesin e një shpatine të madhe, të cilin rrafsh e ka bërë Shabani, i cili e ka rregulluar vendin për shirjen e gurit, thekrës, tërshërës e elbit. Tash ka mbet livadh, sepse edhe arat tjera përreth, sot janë livadhe dhe s’ka më për të fshirë këtu.
- Lama e Uk’s, V. Dikur është fshirë drithi i bardhë këtu me kuaj, dhe, ajo është quajtur Lamë.
- Ledinat, J. Shtrihen nën shtëpitë e Shaloviqe, të cilat ngjiten me shtëpitë e kësaj lagjeje. Kanë qenë livadhe, por tash janë ara.
- Lejthi, V. Ka pasur lajthia.
- Ligata, VL.
- Livadh (i) Butë, VL. Livadh. Ka dy lloje livadhesh: Livadhe të Buta, ato që kanë barin e butë dhe Livadhet e Egra, ato që e kanë barin e egër. Pra, ky e ka barin e butë, andaj quhet Livadhi i Butë.
- Lisi (i) Shkaut, V. Mal.
- Lisi (i) Shtremtë , VL. Rrugë. Ka qenë rrëzuar lisi që ka qenë pranë rrugës, i cili nga ana e epërme e rrugës ka rënë në anën tjetër, bile mbi përronin e atyshëm dhe ka shërbyer edhe si urë kaluese sa herë që ka vërshuar përroi. Ky ka rënë aty si shtrembët dhe pastaj e kanë quajtur Lisi (i) Shtremtë. Tash nuk ekziston sepse është
- Lugu i Ademit, VL. Livadh.
- Lugu i Alisë, V.
- Lugu i Druve, VL. Mal. Quhet Lugu i Druve, sepse disa ditë kanë mbetë dru të prera në këtë luginë.
- Lugu i Fierit, V. Ka fier këtu edhe sot dhe për këtë që ka fier, ka marrë edhe emrin.
- Lugu (i) Ilazit, V.
- Lugu i i Halimit, VL.
- Lugu i Hysenit, V.
- Lugu nën Kullë, V. Therrishtë.
- Lugu i Kronit, V. Ledinë.
- Lugu i Kronit, VL. Mal. Këtu është vendi i përshtashëm për mriz, ku edhe gjatë verës mrizojnë bagëtia, ngase lisat janë të rrallë dhe të mëdhenj, të cilët e kanë hijen të mirë. Këtu, mes lisash është ky krua.
- Lugu i Popovic’s, V. Mal e livadh. Mund të ketë ndodhur që shoqja e Popit të ketë mbetur e vejë, dhe, pastaj gjithë prona e tij të jetë quajtur në emrin e saj. Përndryshe nuk dihet pse është quajtur kështu.
- Lugu i Qerimit, V. Livadh. Sipas pronarit.
- Lugu i Shkaut, VL. Livadh. Në Llap është ruajtur varianti tjetër më i moçëm, me të cilin janë quajtur serbët – shka shumësi shkie. Te Vaso Pasha na del me –j = Shkja.
- Llafshiqe, V. Livadhe.
- Mereja e kodrës t’Ilisë, V.
- Mi Arë t’Gatë, V. Kullosë.
- Mlojsat, L. Kullosë. Mlojsë-a, e. f. m. quhet vendi ku i kanë mbuluar gratë gjërat prej leshi, siç janë: zavjaqat, zhgunat etj. Ato i mblojnë me një saj dhe me shulin e vekut ose me ndonjë furkëz (shtyllë). Shuli vendoset në vek ose në furkëza. Kështu, njëri skaj i tjerrit që mblohet lidhet me një shkop të trash që vendoset në sajë, ndërsa ana tjetër e tjerrit lidhet me shul. Shuli sillet e në të mbështillet tjerri. Me të mbështjellurit e tjerrit, saji tërhiqet drejt shulit. Të mbështjellurit tjetër në shul i prijnë dy thupërza tjera, të cilat quhen Shtiza. Shtizat i ikun shulit vazhdimisht dhe në fund, edhe ato bashk me tjerrin, mbështillen rreth shulit.
- Molla e Hall’s, P. Pemë. Ka qenë një plakë, e cila është quajtur Hallë. Kjo e kishte emrin Shahë (ndoshta Shehide). Molla ka qenë e saj dhe është quajtur në emër të saj, sepse ka mbetë pa trashëgues.
- Molla Kulaqe, V. Pemë. Quhet një lloj molle me fryte të tharta.
- Muret, V.
- Nër Kulla, V. Livadh.
- Ngushtllak, L. Rrugë. Është njëfarë rrugice që të çon malit përpjetë. Quhet ngushtllak, sepse është një vend i ngushtë. Për të kaluar vendi është ngushtuar edhe më shumë prej kaçubave e kaqave, të cilat kanë shkuar lart e pastaj janë kthyer tatëpjetë e mbi rrugë.
- Oda e Shabanit t’Osmanit, Q. Lagje. Oda e Shabanit t’Osmmanit (Shaban Zenelit) është objekti i pikorientimit tonë për toponomastikën e Lagjes së Shaloviqe.
- Orrnicat, VL. Arë e Livadh.[10]
- Osoja e Kodrës (s)’Nërmjeme, V. Mal me drunj ahu.
- Osoja e Përterek’s, P.
- Prrojt e Epër, V. Mal. Janë dy përroje që kanë drejtimet e tyre dhe njëri shkon nga Muret e tjetri nga Livadhi i Butë.
- Prrojt e Poshtër, V.
- Prroni (i) Beselic’s, V. Mal.
- Prroni (i) Boronicave, VL. Mal. Është i pasur me boronica.
- Prroni Llafshiqe, V. Livadh përzier me mal. Në krye të Përronit Llafshiqe gjenden Varret e Menxhëve.
- Prroni (i) Qurshisë, JP. Mal.[11]
- Prroni (i) Tahirit, VL. Mal e livadh.
- Prroni (i) Stanit, VL. Përrua me mal. Ngase rrjedh nga Kodra e Stanit, quhet Prroni i Stanit.

Sadik Zeneli në Prronin Llafshiqe në Sllatinë
- Prroni (i) Rogave, VL. Mal.
- Prroni (i) Zllatin’s, V. Mal.
- Pusat e Shabanit t’Osmanit, V. Moçal. vendi është moçalik, por janë edhe disa pusa të mbushur me ujë, të cilët shërbejnë për të pirë ujë kafshët. I dëlirë (pastron) Shaban Zeneli.
- Qajre, VL. Kollosa. Vend ku kullosnin bagëtia, por jo të gjitha bagëtitë, këtu kullosin vetëm bagëtia e pronarëve të qajrit.
- Qajri (i) Hasanit, VL. Livadh.
- Qershia e Nezirit, V. Livadh.
- Reka e Madhe, P. Lumë. Reka e Madhe quhet nga Shalët e Sllatinës Lumi që kalon nëpër katund. Quhet Reka e Madhe, sepse ka edhe tjerë përrojë e përrocka.
- Rogat, VL. Livadh. Janë pesë roga.
- Rogat e abbazit, V. Livadh.
- Roga Drezave, V. Kjo ka qenë e pasur me drdhëza dhe, ndoshta, është dashur të quhet Roga e Dredhzave, por sigurisht është eliminuar – dh-ja dhe ka mbetë e Drezave.
- Roga e Beq’s, L.
- Roga e Popovic’s, V. Livadh.
- Rogat e Osmanoviqe, V.
- Roga e Sylejmanit, VL. Livadh.
- Roga e Shkoz’s, V. Livadh. Është livadh i rrethuar me drunj të llojit të shkozës.
- Roga e Uk’s, V. Livadh.
- Rovina e Xhemajlit, J. Dhe i shembur. Është bri rrugës Pollatë – Sllatinë. Këtu merrnin dhe në të kaluarën katundarët për t’i lyer shtëpitë me baltë.
- Rrafshi (i) Bataqeve, VL. Livadh. Rrafshi i Baltaqeve do të thotë Rrafshi i Baltave, Mirëpo populli shumësin e bën me mbaresën –aqeve, balt-aqeve, në vend balt-ave.
- Rrafshi (i) Kodrës t’Ilisë, VL. Mal.
- Rrafshi (i) Kullave, VL. Kanë qenë dy kulla: njëra e turqve dhe tjetra e sërbëve. Kanë qenë të vendosura në kufirin turko-serb nga viti 1878 – 1912. sot kanë mbetë vetëm gërmadhat e kullave.
- Rrasat e Behramit, V. Janë disa rrasuka gurësh, quhen të Behramit, sepse gjinden në livadhin e tij.
- Rrezja e Kodrës s’Madhe, V. Mal.
- Rrezja e Mureve, V. Mal.
- Rrezja e Rrahmanoviqe, VL. Livadh.
- Sieça, L. Është e ditur se populli shqiptar ka bashkëjetur me kombe e kombësi të tjerë, pa dashen e tij, me dhjetëra shekuj. Nga kjo bashkëjetesë e gjatë në gjuhën shqipe kanë hyrë disa fjalë të popujve tjerë. Kështu, sllavishtja ka ndikuar edhe në Mavriq, por duke ia përshtatur pakashumë ato natyrës së shqipes.
- Sokaku, P. Rrugë. Është rruga që i lidh familjet e lagjes së Shaloviqe me rrugën kryesore, me të cilën bashkohet te Ura e Osmanit.
- Sonjaku (i) Ilazit, V. Këtu i kanë vënë e edhe i vënë sanët. Sonjaku, quhet vendi ku vehen sanët. Emri Sonjak duhet ta ketë prejardhjen apo formimin prej vetë
- fjalës shqipe Sane+jak.
- Streha e Halim Beselic’s, V. Livadh.
- Streha e Livadhit t’Butë, V.
- Shalovit e Sllatin’s, Q. Shalovit e Sllatinës janë pasardhës të familjes së Demë Ahmetit, pasardhës të djalit më të madh të Demës – Mehmetit. Mehmeti vetë ishte prerë prej Novicës me rastin e sulmit të familjes së Demës në Stanet e Reçicës nga një grup komitësh serbë rreth vitit 1802. djemtë e Mehmetit së parit kishin dalë në Uglarë, por më vonë kanë blerë Sllatinën bashkë me Ramocët e Sllatinës dhe vendosen në të. Quhen Shaloviq, sepse nënën e kanë pasë nga Shala e Bajgorës.
- Shapati (i) Nezirit, L. Kullosë.
- Shpia e Dilit, JP. Ky Dili e ka pasë kasollen e jo shtëpinë. Ka qenë çipçi e jo në tokë të tij. Nuk ka pasur askënd, ndryshe quhej Dili Konjuhi. Thuhet se nga këtu është shpërngulur dhe se ka shkuar diku në Vushtrri.
- Shtogu, VL. Ka qenë një dru i llojit të shtogut, i cili tash nuk ekziston këtu.
- Te Ara, V.
- Te Kroni (i) Alisë, V.
- Tu Ura e Osmanit, P. Urë. Kjo urë është e vendosur mbi Lumin e Sllatinës, i cili nga vendasit quhet Reka e Madhe. Ura është ndërtuar nga i ati i Shaban Zenelit – Osmanit.
- Thana e Uk’s, L. Përreth është kullosë.
- Udha e Ledinave, J. Rrugë. Kjo rrugë niset prej shtëpive të Shaloviqe, kalon nëpër Ledina e shkon tek Xhylakët e Dvorishtës.
- Udha e Gjasë, VL. Rrugicë. Shkon kah Kroni i Ilisë e deri tek Udha e Prronit të Rogave. Rruga është e hollë (e ngushtë) dhe shkon përmes malit. Quhet e Gjatë sepse në kohë deri sa livadhet janë të zëna, të pakositura, nëpër këtë rrugicë kalojnë kafshët deri tek kullosa.
- Udha e Mlojsave, L. Rrugë. Kjo rrugë shkon prej Mlojsave e deri tek Ledinat, e cila më vonë, posa kalohen shtëpitë e kësaj lagjeje e merr emrin Udha e Ledinave.
- Udha e Llafshiqit, VL. Rrugë. Udha e Llafshiqit lidh lagjen e Shaloviqe me Beselicën.
- Udha t’Thore, V. Rrugicë. Shkon nga shtëpia e Shabanit e deri tek Ara e Gatë. Quhet t’Thore, sepse shkon shpatinës e jo rrafshit. Është një rrugicë e hollë, thuajse vetëm për këmbësorë.
- Udha e Zllatines t’Ibrit, V. Rrugë që të shpie deri në Zllatinën e Ibrit.
- Udht’ e Holla, V. Janë disa rrugë të holla, të cilat shkojnë paralel njëra pranë tjetrës.
- Vada e Ar’s nër Shpi, P. Me këtë vend ujiten Arat në Shtëpi.
- Vada e Ledinave, J.
- Vada e Rrafshit, P.
- Vorret, J. Janë pranë lumit, por tash u është ndërruar vendi sepse s’ka mjaftuar vendi i mëparshëm. Ndryshe quhen Vorret e Vjetra.
- Vorret, VL. Këto varreza janë shumë të lashta. Në dy skajet e varrezave janë të vendosura gurët, mirëpo, përmes varreve kanë mbirë lisat dhe janë shumë të trashë e shumë të vjetër, çka shihet se varrezat janë shumë të vjetra. Lidhur me to nuk ekziston fare legjenda e gojdhëna se të kujt janë. Gurët nuk janë të shkruar fare. Këto varreza janë nën Kodrën e Ilisë në shpatin e kësaj Kodre. Kroni i Ilisë është afër tyre në lindje. Këtu, më tepër se në çdo vend tjetër, ka nevojë të bëhet hulumtime arkeologjike.
- Vorret e Ledinave, J. Duke mos pasur vend të mjaftueshëm në vendin e Vorreve të Vjetra, para një kohe të vdekurit varroseshin në Ledina, nga edhe tash quhen Vorret e Ledinave.
- Vorret e Menxh’ve, V. Këto varre janë në krye të Prronit Llafshiqe, përballë Zllatinës së Ibrit, atje ku fillon një horizont i hapur e ku të çelen sytë nga bukuria e natyrës. Duket të jenë bukur të vjetra, për të cilat fjalën do ta jepte vetëm arkeologu sa janë të vjetra.
- Vorri i Sahitit, VL. Varr. Këtu është vrarë, e pastaj edhe është varrosur një Sahit Beselica.
- Zellinat, J. Janë disa ara, të cilat janë me zallë, nuk janë tokë pjellore.
- Zllatina, V. Livadh. Nuk dihet pse quhet kështu. Ka gjasa që prej këtij lokaliteti e ka marrë emrin mbarë katundi Sllatinë, vetëm duke e marrë bashtinglloren –S në vend të –Z-së. Këtë e themi duke u bazuar në të kaluarën, kur janë punuar brigjet e kodrinat e jo luginat. Dhe kjo mund të ketë ndodhë. Mund ta marrë emrin një vend i gjërë prej një vendi më të ngushtë.
Varret e Menxh’ve
- Zllatina e Ibrit, V. Livadh e mal. Nuk dihet pse quhet e Ibrit. Ky vend është një territor i gjërë, me shpatij të bukura, livadhe të pasura me malin përmbi. Këtu duket se ka qenë një vendbanim i lashtë, ku gjenden edhe varret mjaft të vjetra, vend ku tani nuk ka shtëpi, nuk është i banuar, por është i punuar, livadhe që kositen për çdo verë. Nuk është larg nga Kroni i Ilisë.
Zllatina e Ibrit, Sllatinë
BELLOSHA
Bellosha i takon fshatit Sllatinë.
Si duket, dikur ishte vendbanim, ndërsa më vonë si lagje.
Më vonë si vendbanim me emrin Bilusha është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h). Në regjistrimin e popullsisë së vitit 1913 është regjistruar si lagje e fshatit Pollatë[12]. Edhe sot Bellosha ështa pronë e Azemajve dhe lagjeve tjera të Pollatës.
Ka të ngjarë se popullsia u shpërngul për Pollatë ngase është ruajtur pronësia e tyre deri në ditët e sotme, pronar të të cilit vend janë Monollët.
TËRMKOLLËT E BELLOSHËS NË DUMNICË TË KRASNIQES
Tërmkollët e Dumnicës së Krasniqes[13] ndjehen të afërm me Tërmkollët e Kokorovicës, kudo që ata më pastaj kanë migruar nga Kokorovica. Megjithatë, këta ishin ndarë prej të tjerëve që nga shpërngulja me dhunë e tyre nga forcat serbe më 1878 nga fshati i tyre Tërmkë. Këta ishin vendosur që në fillim në lagjen e sotme të Pakashticës Kralefc. Këtu ishte vendosur njëri nga djemtë e Kurtit, Asllani.
Informatorët:
- Ali Jashari, 1928, bujk , analfabet, Dumnicë e Krasniqes.
- Arif Asllani, bujk. 1940, me tetëvjeçare. Lluga, Llap.
- Islam Islami, 1899, bujk, analfabet, Sllatinë
- Asllan Islami, 1904, bujk, autodidakt, Sllatinë
- Shaban Zeneli, 1906, bujk, analfabet, Sllatinë
- Zenel Nimani, 19o6, bujk, analfabet, Sllatinë
- Sadik Zeneli, nga Sllatina, tani në Podujevë
- Imer Hyseni, 1929, Bajçinë. Tani i ndjerë. Marrë më 1.IV.1997.
- Rrahman Mavriqi, 1938, bujk. Mazgit. 25.VIII.2006
- Rrahman Ademi,shkolla e Lartë Komerciale, Podujevë.
- Avdi Mehmeti, 1893, bujk, analfabet, Uglar – Sllatinë
- Ali Hajdini, 1935, mësues, Podujevë, 12.XI. 2005.
[1] Marrë nga Gani Mehmeti: Mavriqi i Llapit I, Podujevë, 2010.
[2] Shalët e Sllatinës janë pasardhës të Mehmetit të Demë Ahmetit. Igrishtët janë të ardhur në vitin 1878 nga fshati Ifgrishë i Toplicës.
[3] Dr. Jusuf Osmani: … Besiana (Podujeva), faqe 202
[4] Marrë nga Hamit Latifi më 2006.
[5] S. Pulaha: Popullsia Shqiptare e Kosovës gajtë shek. XV-XVI, Tiranë, 1972, faqe 672. Shih edhe Dr. Jusuf Osmani: … Besiana (Podujeva), faqe 202-203.
[6] Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës – Besiana (Podujeva), Prishtinë, 2005, faqe 203
[7] Dr. Fehmi Pushkolli: “Llapi gjatë historisë”, faqe 392.
[8] Gani Mehmeti, “Toponomastika dhe mikrotoponimiae Mavriqit të Llapit”, punim diplome, dorëshkrim, 1981, Prishtinë, faqe 9.
[9]
[10] Në popull herë thuhet Ornicat, me –o, e herë thuhet me –ë, ërrnicat. Ne i kemi shënuar në të dy variantet, ashtu si e kanë shqiptuar informatorët.
[11] Edhe emri Qershi theksohet në dy forma, herë me –e, e herë me –u. Jemi përpjekur t’i shkruajmë siç i kanë theksuar informatorët.
[12] Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës…, faqe 205.
[13] Dr. Sabit Uka te „Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë (1878-1912) 3, faqe 73, vetëm tregon se në Dumnicë të Krasniqes ka Mavriqë, pa u lëshuar në atë se kur kanë ardhur
dhe se nga kanë ardhur e kush janë këta.







