Në vizitën që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bëri në Podujevë gjatë anëtarësimit të disa të rinjve, i pranishëm në atë takim ishte edhe Idriz Bilalli imam në Xhaminë “Met Podjeva”.
Gjatë atij takimi qarkulluan disa foto që fillimisht u mendua që edhe Bilalli u anëtarësua në këtë parti por një gjë e tillë u mohua nga vet ai.
Bilalli bëri të ditur se gjatë takimit me Veselin bisedoi rreth Bashkësisë Islame në Kosovë pasi ligji ende është i pamiratuar në Kuvend për Bashkësitë Religjiozë të Kosovës.
“Në takimin e PDK-së që e kishte, me Kadri Veselin e bisedova këtë cështje e shfrytëzova rastin që si kryetar kuvendi që është dhe si lider i një subjekti që është në pushtet në nivelin qëndrorë pata një kërkesë që të merren edhe me Bashkësinë Islame të Kosovës sepse është ende ligji i pamiratuar në kuvend për Bashkësitë Religjioze në Kosovë”, tha ai.
Sipas Bilallit është e pakuptimt si që 17 vjet BIK nuk ka status juridik.
Kjo është pak e pakuptimtë prej paslufte se është që 17 vjet. BIK nuk ka status juridik, domethënë ne jemi të padefinuar në aspektin e juridiksionit. Ka shkuar njëherë deri në kuvend një ligj, është kthyer, ende nuk e di deri ku ka mbërri. Kjo është neglizhencë edhe e BIK-ut por edhe e institucioneve tona, këshut që unë edhe në cilësinë e kryetarit të sindikatës por edhe si imam po bëjë përpjekje që ti lëviz gjëra që ai ligj edhe pse nuk kam qasje të mjaftueshme”, tha ai.
Më tej ai ka akuzuar personat përgjegjës të cilët duhet të merren me këtë ligj të cilët e kanë lënë anash./Llapi.info




