Lokale - eSIMy

Imami i Xhamisë së Madhe në Podujevë, Mulla Idriz Bilalli, në intervistën e dhënë për Llapi.info ka folur për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të BIK-ut në Podujevë duke thënë se Naim Tërrnava e shkarkoi nga kjo pozitë veç pse se kishin organizuar një sindikatë të punëtorëvë të BIK-ut dhe kishin dalë publikisht me disa vërejtje dhe kritika në drejtim të menaxhimentit të BIK, njofton Llapi.info.

Organizimi i një sindikate të punëtorëve të BIK-ut dhe publikimi i vërejtjeve dhe kritikave në drejtim të menaxhimentit të BIK-ut, Bilalli thotë se i kushtoi me shkarkimin e tij duke hasur në rezistencë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Në 2008  e kam marrë mandatin e kryetarit të BIK në Podujevë dhe kam menagjaua Këshillin e BIK-ut për 4 vjet. Për gjatë asaj periudhe  jam marrë me problematikën e organizimit të BIK dhe unë dhe disa kolegë të mi në organizimin e BIK e kemi vërejtur se çalojnë në aspektin e organizimit. Në një mënyrë kemi bërë përpjekje maksimale që disa degradime dhe defekte e keq menaxhime me i stopua brenda BIK përmes forumeve tona që i kemi dhe nuk kemi hasur në mirëkuptim nga kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në vitin 2011 kemi organizuar një sindikatë të punëtorëve të BIK me disa imam të tjerë dhe punëtorë të BIK dhe kemi dalë publikisht me disa vërejtje dhe kritika në drejtim të menaxhimentit të BIK dhe pastaj atu kemi hasur në një rezistencë të Bashkësisë Islame të Kosovës gjë që ka rezultua që mua para se të më përfundoi mandati nja 4 muaj të më shkarkojnë nga detyra e imamit.”, tha Bilalli.

Sipas Bilallit pavarësisht se organizimi i një sindikate të punëtorëve në BIK ishte risi, organizim sindikal lejohet me Kushtetutën e Bashkësisë Islame dhe me akte normative ndërkombëtare.

“Arsyeja që kam dalë me një organizim sindikal sepse kjo ka qenë një risi, e cila sipas mendimit të tyre nuk lejohet por realisht organizimi sindikal lejohet edhe me Kushtetutë të Bashkësisë Islame dhe me akte normative ndërkombëtare. Shembull konkret është Turqia atje është e organizuar perfekt që mbron të drejtat e punëtorëve. Kjo ka qenë arsyeja qe Naim Tërrnava ka lëshua një vendim dhe më ka shkarkuar nga kryetari i BIK në Podujevë.”, shtoi Bilalli.

Bilalli edhe më tej shpreh paknaqësitë e tij me keqmenaxhimin e Bashkësisë Islame në Kosovë./Llapi.info/