Lokale - eSIMy

Imami i Xhamisë së madhe në Podujevë, Mulla Idriz Bilalli në një intervistë ekskluzive për Llapi.info ka folur për jetën e tij politike dhe fetare para dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Bilalli ka folur për tërheqjen nga aktiviteti politik i tij kur në vitin 2008 dha dorëheqje nga çdo funksion politik që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Bilallit arsyeja kryesore e dorëheqjes nga LDK ishte kushtëzimi që Bashkësia Islame e Kosovës me në krye Naim Tërrnavën ia kishte bërë për të marrë postim e kryetarit të Bashkësisë Islame në Podujevë.

“Ne kemi pasur zgjdhje në Bashkësinë Islame dhe unë kam fituar maksimumin e votave në Kuvendin e Rregullt të BIK në Podujevë dhe faktikisht kandidat potencial për kryetar të BIK në Podujevë por atë të drejtë sot e kësaj dite e ka kryetari i kryesisë së BIK-ut me nënshkrua vendimin për verifikim të anëtarëve por edhe të kryetarit. BIK-u ma ka kushtëzuar në krye Naim Tërrnavën më kan kushtëzuar që të tërhiqem nëse don me marrë postin e kryetarit të Bashkësisë Islame në Podujevë  me u tërheq prej aktivitetit politik”, tha Bilalli

Duke parë situatën pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës, Bilalli dha dorëheqje nga të gjitha postët në LDK duke iu përkushtuar BIK-ut.

“Në një mënyrë i kam analizuar dy cështje dhe kam vlerësuar që pas shpalljes së pavarësisë  së Kosovës, BIK  ka nevojë se unë jam profesionist i asaj lamie dhe unë kam dhënë dorëheqje nga politika. Ky ka qenë shtytësi kryesor që unë të tërhiqem nga aktiviteti politik, dhe kam dhënë dorëheqje nga të gjith forumet në aktivitet të LDK-së  dhe jam kthyer pastaj në BIK dhe jam marrë me menagjimit e jetës fetare në Podujevë” shtoi ai.

Bilalli tani është antëar i këshillit edhe Imam i xhamis së madhe në Podujevë./Llapi.info/