Lokale - eSIMy

Një person i dyshuar i cili ka kërcënuar me armë një person mashkull në fshatin Dumncë të Poshtme të Podujevës, është arrestuar dje rreth orës 13:00, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës tek dyshuari mashkull është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info