Lokale - eSIMy

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj qeverisjes lokale në këtë komunë.

Ata e kanë quajtur kryetarin Veliu si uzurpator të komunës, ndërsa që ky i fundit këto  akuza i quan fëmijërore të pavërteta  dhe për qëllime elektorale.

Muhamet Latifi, kryetar i degës së PDK-së në Podujevë, ka drejtuar një varg  akuzash ndaj qeverisjes së Lidhjes Demokratike në këtë komunë.

Ai në një prononcim për Tribuna Channel, ka thënë se qeverisja komunale tash e 18 ka dështuar. Sipas tij komuna është uzurpuar, duke potencuar se Agim Veliu është edhe kryetar, nënkryetar, drejtor dhe gjithçka tjetër në këtë komunë.