Lokale - eSIMy

Mulla Idriz Bilalli, Imam i xhamisë së madhe në Podujevë ka mohuar lajmin se është anëtarësuar në PDK duke thënë se në takimin e PDK-së ku u anëtarësuan anëtarë të rinj kishte marrë pjesë vetëm si musafir, shkruan Llapi.info.

Kjo ka ardhur pas publikimit të një foto ku shihej Bilalli duke biseduar me kryetarin e kësaj partie Kadri Veseli i cili në krah kishte Kadri Kastratin, shkruan Llapi.info.

Bilalli në një intervistë ekskluzive për Llapi.info ka pranuar se ka marrë pjesë në atë takim duke thënë se ishte i ftuar si musafir nga ish komandanti i Zonës Operative të Llapit Kadri Kastrati. Por sipas tij kjo nuk ka pas të bëjë me marrje libreze nga kjo parti siç pretendohet në media.

“Nuk është e vërtet që jam anëtarësuar në këtë parti, unë në një tubim apo takim të PDK-së me aktivistë të PDK-së kam qenë prezent domethënë kam qenë i ftuar si musafir dhe faktikisht unë i jam përgjigjur ftesës së tyre dhe kam shkuar.Unë kam qenë i ftuar nga Kadri Kastrati, ish gjeneral, ish komandant i luftës në Zonën Operative të Llapit. Kështu që kam qenë personalisht i ftuar prej tij dhe thjesht ka shprehur gatitshmërinë që edhe unë të jam atë ditë në një promovim që ai e ka bërë sepse ai ka aderuar në PDK dhe thjesht ka qenë dëshirë e tij dhe ftesë e tij të cilës unë ju kam përgjigjur dhe kam qenë thjesht musafir në atë takim i cili normal është në vargun e aktiveteve që i bëjnë partitë politike në vend”, tha Bilalli.

Më tej Bilalli tha se nuk merret me politikë prej se është larguar nga LDK-ja në vitin 2008. Por  si imam i xhamisë së madhe në Podujevë ai u shpreh i gatshëm të merr pjesë në takime të tjera të partive politike pavarësisht cila është ajo.

“Duke pasur parasysh se unë jam imam domethënë në Xhaminë në qendër të Podujevë pra imam i të gjithëve unë që nga viti 2008 faktikisht jam apolitik dhe nuk merem aktivisht me poltiikë sepse deri në vitin 2008 dihet që kam qenë aktivist i LDK-së kështu që në 2008 jam tërhequr, pra tash jam i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha subjektet poltiike duke pasur parasysh që të gjitha janë subjekte tona dhe në momentin që mua më ftojnë, nëse unë e shoh të arsyeshme, marrë pjesë, prezantoi sepse është e drejtë e imja normal me pa vizionin apo platëformën filozofinë apo aktivitetin e secilit subjekt sepse tani ne vec jemi në një lloj fushate parazgjedhore duke pasur parasysh aktivitetet e partive të caktuara politike”, u shpreh Bilalli.

Më tej, Bilalli u shpreh i hapur për të gjitha subjektet politike dhe kushdo që i bënë ftesë është i gatshëm të bashkëpunoi.

“Dhe unë jam i hapur për të gjitha subjektet politike. Kushdo që më bënë ftesë dhe unë e vlerësoj që ia vlen me marrë pjesë në ato takime cfarëdo qofshin ato unë jam i hapur dhe i gatshëm me bashkëpunu, me marrë pjesë, me dëgjua me u ndihmua nëse ka nevojë dhe besoj që ka nevojë kështu që jam i gatshëm në këtë drejtim jam i hapur.”, tha ai.

Ditë më parë në Degën e PDK-së në Podujevë u anëtarësuan mbi 100 anëtarë të rinjë./Llapi.info/