Lokale - eSIMy

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka paraqitur parregullsi të shumta të cilat e shoqërojnë shëndetësinë në komunën e Podujevës, përcjell Llapi.info.

Sipas Bajram Ajetit kryetar i kësaj dege në Podujevë në një postim në Facebook ka shkruar se objekti i ndërtuar për shërbime shëndetësorë dytësore tani më shumë se dy vite me 400 mijë euro pajisje Brenda është I papërdorshëm apo jashtë funksionit.

Më tej, Ajeti ka shkruar se Loberatori “Podujeva 2”, si dhe Loberatori në Orllan e Kërpimeh nuk janë funksional. Ndërsa pajisjet mjekësore në QKMF më tepër se gjysma sipas tij janë në defekt.

Ajeti gjithashtu ka përmendur postin e drejtorit të QKMF-së në Podujevë i cili tani e një kohë po mbahet me një ushtrues detyre i cili nuk ka kualifikimin e përcaktuar me ligj pasi që sipas tij është specialist i pediatrisë ndërsa duhet të jetë Specialist i Mjekësisë Familjare.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë: