Në debatin e organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), e ku mori pjesë nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, drejtori i Agjencisë së Pyjeve për rajonin e Prishtinës, Hakif Hyseni, përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të fshatrave dhe aplikues për shfrytëzimin-prerjen e pyjeve private u informuar mbi rëndësinë e ruajtjes së pyjeve dhe dëmit që shkaktohet nga djegia e tyre.
Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, ngritit shqetësimet lidhur me dëmtimin që po ju bëhet pyjeve, duke filluar nga prerja ilegale dhe djegia e tyre.
“Krahas prerjes ilegale, shqetësim të vazhdueshëm paraqet edhe dëmtimi i pyjeve nga zjarri. Një shqetësim tjetër paraqet edhe ndotja e ambientit me djegien e hamullorëve, djegien e gomave dhe hedhjen e mbeturinave ”, tha nënkryetari Rudari.
Më tej Rudari tha se “qëllimi i përbashkët është ruajtja e ambientit, informimi i qytetarëve me shërbimet që ofrojmë, e në kuadër të saj shprehim edhe gatishmërinë për bashkëpunim në shumë projekte të cilat ndikojnë në ngritjen e vetëdijes për mbrojtje të pyjeve”.
Lidhur me dëmtimin e pyjeve foli edhe Hakif Hyseni nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, i cili prezantoi të dhëna shqetësuese për dëmtimin e pyjeve në Komunën e Podujevës.
Përfaqësues të Policisë së Kosovës prezantuan shifra për numrin e zjarreve të raportuara, por edhe për masat që po ndërmerren ndaj prerësve ilegalë të pyjeve.
Në këtë takim u njoftuan aplikuesit për pajisje me leje për prerje në pyje private dhe për mos keqpërdorimin e këtyre lejeve nga prerësit ilegalë.




