Zjarrë i madh i ka kapluar malet e fshatit Revuq dhe Dobratin të Podujevës tani në këto momente. Banorët e asaj ane na kanë dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes duke treguar se zjarrë i madh i ka kapluar ato male përderisa zjarrëfikësit nuk po munden të kalojnë në atë pjesë, njofton Llapi.info.
Llapi.info ka kontaktuar Shërbimin e Zjarrëfikësve në Podujevë, ku Sherif Abdullahu kujdestar i ndërrimit tha se ekipa e zjarrëfikësve më shumë se një orë e gjysmë ka shkuar në vendin e ngjarjes por nuk po munden të kalojnë në atë pjesë me makineri. Kjo pasi që sipas tij është një përpjetzë e madhe dhe është e pamundur të kalohet në atë pjesë.
“Ekipa është që një rast një orë e gjysmë ose dy por aty është një pozitë e vështirë është përpjetzë e madhe dhe nuk po mundemi të intervenojmë. Në atë pjesë nuk ka rrezik tek njerëzit përveç malet që po digjen”, ka thënë ai.
Shkaktarët e këtij zjarri nuk dihen përderisa djegiet e maleve në zonën e Llapit janë shtuar.
Foto dhe video: Podujeva Night








