Krypimehi, me një sipërfaqe prej 8 kilometra katrore bën pjesë në fshatrat mesatare me territor brenda komunës së Podujevës. Kufizohet me Metehinë nga veriu e deri në perëndim, pastaj, po ashtu, me Pakashticën e Epërme në perëndiim, Me Revuçin në perëndim e jugperëndim, me Pakashticën e Poshtme në jugperëndim. Me Zakutin në jug, me Dobërdolin nga jugu e deri në lindje, ku pastaj, në lindje kufizohet me llaushën dhe në fund nga lindja e deri në veri kufizohet me Serbinë. Duhet të cekim se Krypimehi vijë kufitare me Revuçin, Pakashticën e Poshtme dhe të Epërme dhe Zakutin e ka lumin Llap, pra kufizohet përmes këtij lumi e jo përmes vijës tokësore, por asaj ujore .
Shtrihet në pjesën e Llapit të Epërm, rreth 10 km në veri të Podujevës. Pjesa perëndimore e Krypimehit është fushor, ndërsa pjesa lindore e tij është kodrinor. Ka një sipërfaqe prej 5675 ha, 24 ari, 16 m2.
Ky fshat shënohet në dokumentet osmane dhe kishte 10 shtëpi, 2 të pamartuar, 2 vejusha dhe mullirin. Në shekujt XVI-XVII nuk përmendet. Nuk gjendet e shënuar as në defterin e Vilajetit Vëllk të vitit 1455.
Shumë familje kanë migruar në Turqi e gjetiu nga viti 1912 e deri më 1956. Thuhet se gjysma e fshatit kanë migruar, e, të shpërngulur ka edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Menjëherë pas vitit 1913 filloi vendosja e kolonëve serbë e malazezë e vazhdoi pas vitit 1918. Këtu u endosën rreth 21 familje serbe e malazeze.
Fshati u dogj në vitin 1912, 1944 dhe 1999 nga bandat çetnike .
Një kohë Krypimehi ishte qendër komunale dhe rreth saj gravitonin disa fshatra. Në vitet e 1950-ta kishte një central elektrik që e kishte marrë nga mulliri i Llapit, siç quhej, që ishte mulliri i Dulit në Pakashticën e Poshtme. Sot janë vetëm gjurmët nga rrënimi, ku kanë bluar nga të gjithë anët e Llapit. Këtu kishte edhe objekte shoqërore, sidomos Kooperativa që kryente shumë punë të fshatarëve deri vonë. Janë hapur shitore me furnizim të ndryshëm të fshatarëve të kësaj ane, kanë marrë dru, pemë e barishta të ndryshme të kultivuara nga fshatarët e kësaj ane, me çka është ndihmuar bukur shumë kjo anë. Ka pasur dhe ka zyrën e Ofiqarisëë, ambulancën dhe shkollën që nga viti 1929, por aso kohe ishte në gjuhën serbe, deri më 1942, pas okupimit gjerman, kur fillon edhe në gjuhën shqipe. Lulëzimin e saj e kishte kryesisht në vitet 1970-ta dhe 1980-ta.
Para agresorit serb, në vitin 1999, ky vendbanim kishte 115 familje me 1140 banorë shqiptarë dhe 4 shtëpi malazeze. Nga sulmet ushtarake serbe u dogjën dhe u shkatërruan 44 shtëpi, ndërtesa e kooperativës, zyreja e vendit me dokumentacion, biblioteka dhe disa ekonomi zejtare, shtëpia e kulturës etj. Një banor është vrarë dhe dy janë të pagjetur. Më 24 mars 1999 popullata ishte dëbuar nga fshati nëpër vende tjera të kësaj ane nga policia dhe ushtria serbe.
Krypimehi ka një territor të bukur e mjaft piktoresk. Kodrat e këtij fshati mesatare janë të shtrira nga ana me kufirin e Serbisë, kufiri në mes të cilave shkon për nga derdhja e ujit, ashtu siç është në tërë Llapin. Në fundin e kodrave m e drunj e disa vende të zhveshura, shtrihen shtëpitë e bukura rrëzë kodrinave, deri sa nga jugu, perëndimi e deri në veri shtrihet një tokë e bukur, e rrafshët dhe shumë pjellore, tokë që mjaftob ta ushqejë popullatën e këtij fshati e edhe tepron, madje. Ka rrugën që i bjen rrotull fshatit, tani edhe e përgatitur për asphalt, përveç që do t’ua lehtësojë jetën fshatarëve, shiriti i asfaltit do t’i japë edhe një bukuri të rrallë këtij vendbanimi. I gjithë fshati deri vonë kishte banorët e një vëllazërie – Kastratët, së voni aty është vendosur një familje me mbiemrin Alushi, Oracë nga Pakashtica e Epërme, që tani janë tri familje. Fmiljet vendase – Kastrati, ndahen në tri lagje kryesore, ndërsa këto tri lagje ndahen pastaj edhe në vëllazëri, apo nënlagje, do të thoshim. Këto tri lagje janë:
1. Lagjja e Balëve,
2. Lagjja e Tahirëve dhe
3. Lagjja e Zekëve
- Lagjja Balaj ka këto nënlagje: Bakani, të cilët janbë shpërngulur në Turqi në vitin 1922, Duli, Mani e Ajeti – të shpërngulur në vise të ndryshme të Kosovës, në trojet e të cilëve janë vendosur sot Oracët nga Pakashtica e Epërme.
2. Lagjja Tahiri ka këto nënlagje: Ilazi, Namani, Izlami dhe Imeri, disa familje të të cilave janë shpërngulur, por shumica jetojnë në Krypimeh.
3. Nënlagje të lagjes Zekaj janë: Rashiti, Musliu e Dema.
Në fshat i pari ka ardhur Tahiri, me gjasë me të villain e tij zekën, ndërsa bala ishte nip i tij, për çka ne konsiderojmë se kanë ardhë së bashku, por zakonisht, gjithçka mbetet nën emrin e vëllait të madh – Tahirit, siç i kemi këto tri lagje, të cekura më lart. Kur erdhi Tahiri, nuk do të thotë se vendi nuk kishte qenë i banuar më parë, porse ky, me gjasë, e gjeti të zbrazët nga popullata e mëparshme. Pse, nuk dihet. Tahiri fillimisht qe ndalur në tokë të Pakashticës a Revuçit, aty, aflr ku është shkolla sot. Duke ndenjur aty për pak ditë, kishte vërejtur tokën shumë të bukur e pjellore në lindje të lumit Llap, dhe kishte vendosur të vendosej në token më pjellore, nën Kodrën e Katunit të sotëm, siç quhet kjo kodër në lindjr të shtëpive të lagjes Tahiri. Vetë Tahiri ishte quajtur edhe Tahir Çufrra, sepse ai ishte marrë me çufrra, duke i shkulur ato e duke hapur toka të reja, çka do të tghotë se nuk ishte kjo tokë e tëra tokë e punueshme aso kohe, ose nga dikur që ishte punuar, tani ishte mbushur me shkurre e drunj të llojeve të ndryshme dhe ishte bërë e papunueshme.
Gjatë mbledhjes së toponimeve të këtij katundi, informatorët na thanë se këtu kishte pasur një zhvillim të hershëm, për të cilin nuk dihet asgjë dhe askush nuk ka shkruar, mbasi nuk është marrë askush deri sot me hulumtime shkencore, përveç Prof. Dr. Shefki Sejdiu në fushën e fitpnomisë. Na thane se këtu ka pasur varre të vjetra, të cilat deri vonë ishin livadhe e tani kanë nisur edhe t’i lavrojnë! Këto varre ishin nën lagjen Tahiri.
Gjatë hapjes së kanaleve për kanalizim, punëtorët kishin gjetur elemente të keramikës së vjetër, gypa kanalizimi dhe ujësjellësi, madje ata kishin lënë drejtimin e tyre, sepse kishte nisur t’u mbushet me ujë kanali. Kjo keramikë, toponimi Trojet dhe Te Lkeni janë tri toponime që vërtetojnë se Krypimehi kishte qenë banuar nga lashtësia, por nuk e ka prekur dora e as syri i arkeologut e as i etnografit. Lkeni, ku quhet edhe Te Dheu i Krypës është mjaft interesant, sepse te dheu I Krypës shkojn; bagëtia e lëpijnë dheun, mbasi ai është i gjelbët, pra ka krip. Lkeni, thuhet, se aty janë fundosur kafshët e disa mezi kanë dalur, por ka që kanë mbetur pa dale fare nga Lkeni. Këtu, legjenda thotë se gryka e ujit është mbyllur me lesh, dhe tani rri me ujë vazhdimisht vendi edhe në vapën më të madhe. Edhe atëhere nuk teret dhe kafshët është rrezik të fundosen, ashtu sikur edhe njerëzit po hynë në Lke (Liqe) nuk do të mund të dalin më mbi tokë. Mendohet se nga këtu ësht marrë uji për ujësjellës dikur, gypat e të cilit ujësjellës gjenden ende nëpër ara, po të gërmohet. Kjo mund t’I takojë kohës së’ Gjenerizit, kur thuhet se nga Çenoga revuçi, Krypimehi e deri në bajçinë, duke përfshirë këtu edhe Metehinë, macja ka shkuar mbi pullaze të shtëpive, pa zbritur fare në tokë. Do të thotë se ishte një qytetërim mjaft i zhvilluar.
Emri. Emri Krypimeh, nuk do menduar shumë se vjen nga emri Kryp dhe nga demunitivi i emrit mysliman Mehmet – Mehë,a dhe ka dalë Krypi+Mehë = Krypimeh. Me ardhjen e serbëve, ata qenë të “zotët” ta shndërrojnë në Krpi+Mej=Krpimej, sepse ata nuk i kanë të gjitha shkronjat tona, prandaj edhe nuk mund ta shqiptojnë ashtu si në shqip. Mirëpo, është për t’u habitur se përse shqiptarët nuk e quajtën Krypimeh, ashtu si e shqiptonin dhe i thoshin gjenerata të vjetra, por e quajtën, duke an;uar më shumë nga sllavishtja –Kërpimeh! Dhe, deshtëm s’deshtëm ta pranojmë, emri i këtij vendbanimi lidhet me krypën që është bazë e tij.
Mikrotoponimia e katundit Krypimeh
Pikëorientimi: Vorret e Tahirajve Q
Te Lkeni ,V§
Mahalla e Baloviqe, V. Tani këtru jetojnë Alushët (Oracët) e ardhur nga Pakashtica e Epërme. Përpara ka jetuar këtu Meti i Lamit me axhallarët Manin e Ramoshin e Dulit, që ishte edhe gjyshi i Metit, i cili qe vendosur në pakashticën e Poshtme, ku ka jetuar deri në fillimin e bombardimit të NATO-s në trupat ushtarake serbe. Nga 24 Marsi I vitit 1999 Meti i Lamit është i zhdukur nga serbët.§
Toka e Baloviqe, V§
Lugu i Sharovit, VL§
Podi, VL, mal e lëndinë.§
Goëeshi, V. Mal, në kufi me fshatin Metehi.§
Arat e Zekë Polarit JP, ara.§
Lugu i Hajdarit, L, i Baloviqe.§
Rrezja e Kull’s, VL. Mal.§
Lugu i Maxhupit, VL. Këtu kanë qenë vendosur përkohësisht maxhupët që kanë mbaruar qymyr druri, mbasi malin e kishin afër.§
Lugu i Madh, L. Mal.§
Prroni i Mems t”Madhe, L.§
Rrezja e Mustahoviqe, , L, te balovitë.§
Ballet e Kullës, , L. ndërmjet Rrezes Mustahoviqe e Kullës.§
Prroni i Mems t”Vogël, L. maL.§
Prroni i Seferit, L. mal§
Lugu i Shtremtë, L. mal§
Lugu i Ftojve, L. ka pasur ftoj.§
Lugu i Udhs t”Qartne, L. Mal.§
Lugu i Madh, L.§
Lugu i Dardhs t”gate, L. Lugu I Ftojve, L. ka pasur ftoj.§
Lugu i Udhs t”Qartne, L. Mal.§
Lugu i Madh, L.§
Lugu i Dardhs t”gate, L. Është edhe sot kjo dardhë dhe quhet Dardhë Kungullore!§
Lugu i Devrijes, l. Mal.§
Kroni i Hazirit, L.§
Te Rogat, L. mal e lëndina (roga).§
Lugu i Shkaut, P. Mal. Këtu e ka mbytur duikush shkaun. Pas disa ditësh e kishtye gjetur rastësisht një nga shkinat, duke e shkelur. Kur e kishte shkelur në trup, dora I ishte ngritur lart dhe shkina ishte tranuar nga frika.§
Butsinat, L. lëndinë.§
Kroni i Butsinave, L.§
Butsinat e Epra, L§
Sana e Zeks, L§
Kroni i Sahitit, L§
Lugu i Thive, L§
Guri i Bardhë, L§
Guri i Behramit, L§
Lugu i Pajs, L§
Zabeli i Zejnullahit, L. Mal§
Karolli, L. Vend ku ka q’ndruar ushtria turke nga viti 1878 e deri më 1912. Këtu më vonë kanë qëndruar luftëtarët shqiptarë në mbrojtje të kufirit mes Kosovës e Serbisë.§
Lugu ni Baltave, J. në kufi me Dobërdolin.§
Prroni i Sokolave, JL. Kanë ndejtur kaçakët. Simbolikisht janë quajtur sokola, për të mos u kuptuar se për kë është fjala.§
Lugu i Ajetit, , JL. Mal. Ishte nga të parët e Kastratëve.§
Lugu i Hoxhës, , JL. Mal§
Prroni i Fellë, JL. Shkon deri te Pecia.§
Livadshi i Murtezit, JL, është në Peci.§
Prroni i Islamit, JL.§
Lugu i Fshisave, JLL. Kanë pre fshisa.§
Zabelet e Reja, L. Male.§
Lugu i Fierit, L.§
Kroni i Thans, JL. Në kufi me Dobërdolin.§
Udhët e Vidimit, JL. Kanë mbjellë vidima.§
Fushat e lkenit, V.Ara e livadhe.§
Arat e Mullinit t’ Dudit, VP. Ara e livadhe.§
Mullini i Dudit, P. . Quhet Mullini i Dudit, sepse, pa ditur se si, ai kishte qenë prone e Duit të Dumnicës. Në Dumnicë kemi familje e banorë me mbiemrin Dudi. Prej Dudit e kishin marrë mullinin Tihovcët miras, ndërsa Krypimehi e kanë ruajtur dhe kanë bluar në të. Deri vonë ishte mulliri. Tani nuk është, por ekzistopjnë gjurmët e tij.§
Lkeni i EpërVL. Liqe I vogël, por me ujë.§
Lkeni i poshtër, VL.§
Arat te Lkeni, VL.§
Arat e Fushave, P. Ara e livadhe.§
Fushat e Qyshit, P. ishin dhe janë ara me qoshe.§
Arat nër Vorre t” Balajve, P.§
Ara tu SHkolla, P.§
Te Trojet, P. Ara Këtu ka shenja të një vendbanimi të lashtë. Është afër lumit Llap, që tregon se ka pasur kushte solide për të jetuar e për të banuar.. ka themele e ka pasur edhe ujësjellës.§
Arat e Çollakut, JP.§
Livadhi i Vorreve, JP. Kanë qenë varre të vjetra, por që sot eëdhe lavrohen. Deri vonë ishte vetëm livadh.§
Arat e Lugut Llaps (fjala është për lumen Llap), JP.§
Te Rrethi, JP§
Sioshtat, J. Soishtë do të thotë tokë e mire, e plleshme. Vjen nga fjala soj.§
Ara te Mejtepi, J. Këtu ka qenë mejtepi e më pas shkolla në gjuhën serbe, prej nga ka dale më vonë në tokën e fshatrave PAKASHTICË e Revuçë, ku është edhe sot.§
Arat e Hanit, J. Edhe hani ka qenë këtu te Mejtepi.§
Arat e Ilazovioqe, , J.§
Arat e Zekë Polarit, J.§
Soishtat e Namanoviqe, J., kanë qenë deri te Verri.§
Llugat, J. Tokë nër vadë, buzë lumit Llap, është trekufiri mes Krypimehit, Zakutit e Dobërdolit.§
Livadhi i Butë, ,J.§
Te Verri, J.§
Te Molla, J.§
Arat e Behramit, J. Shkojnë deri te Veërri.§
Fusha e Rrahma licës, J.§
Qeremixhitë, J. Kanë punuar qeremide. Ka qenë jashari, maxhup që i ka punuar.§
Arfat e Izlamit, J.§
Pecia, JL, . mal, livadh e lëndinë.§
Kodra e Tahiroviqe, L. Lëndinë.§
Kodra e Izlamoviqe, L§
Udha e Imeroviqe, l§
Udha e Katunit, JL, që e përshkon katundin përmes dhe i sillet përreth shtëpive të Krypimehit.§
Informatorët:
Shahin Kastrati, 1938, me tetëvjeçare.
Isak Kastrati, 1942, me SHLP, cikli klasor.
Mblodhi: Gani Mehmeti, Pakashticë, Podujevë
Krypimeh, më 22. III. 2011




