Lokale - eSIMy

Kryetari i degës së Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti ka akuzuar krerët komunal për zhvatje me bukuritë natyrore duke iu referuar “Mileniumit të ri” në Orllan pasi që sipas tij para vedimit për dhënien për shfyrtëzim të kësaj prone, duhet të ipen disa përgjigje se nga kush është shfrytëzuar kjo pronë dhe objekt që 17 vite dhe a janë përmbushur obligimet ligjore deri tani, shkruan Llapi.info.

Kjo ka bërë që kur erdhi kur në rendin e ditës Miratimi i Propozim Vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme dhe objektit hotelier në fshatin Orllan, gjatë të cilit nuk ishte prezent kryetari i Podujevës Agim Veliu dhe as Drejtori i Drejtorisë së fushëz Abaz Llugaliu këshilltrët e LVV të shoqëruar nga ata të AAK-së të lëshojnë sallën.

Sipas Ajetit, kërkesa e Këshilltarëve të Vetëvendosjes ishte që që të shtyhet shqyrtimi i këtij propozim vendimi, pasi që sipas tij, paraprakisht duhet të ipen disa përgjigje se nga kush është shfrytëzuar kjo pronë dhe objekt qe 17 vjet dhe a janë përmbushur obligimet ligjore të deri tanishme.

Megjithatë, kuvendi komunal me shumicë votash dje miratoi vendimin për miratim paraprak të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës, palujtshmërinë dhe objektin hotelier në fshatin Orllan. /Llapi.info/