Dogana e Kosovës sot rreth orës 21:00 kanë ndërmarrë një aksion gjatë të cilit kanë mbyllur një lokal në të cilin ushtrohej veprimtaria bastore sportive, njofton Llapi.info.
Gjatë këtij aksioni, dogana ka konfiskuar paisjet kompjuterike që ka posueduar kjo bastore për të ushtruar veprimtarinë e saj.
Në një video të siguruar nga Llapi.info shihen pjestarët të doganës duke qëndruar para lokalit.
Llapi.info ka provuar të kontaktoi me policinë në Podujevë por kjo ka qenë e pamundur pëderisa shkaqet e mbylljes së këtij lokali ende nuk dihen.
Por ajo që dihet është që kjo bastore sportive funksionon në afërsi të institucioneve publike duke pasur parasysh që vendndodhja e saj është jo më larg se 200 metra nga komuna e Podujevës.
Bastore të cilat veprojnë afër institucioneve publike në Podujevë ka shumë.
VIDEO




