Klubi Letrar “Zahir Pajaziti” fton poet e shkrimtarë që t’i dërgojnë shkrimet e tyre të cilat i kanë shkruajtur për intelektualin, veprimtarin e çështjes kombëtare Ukshin Hotin, përcjell Llapi.info.
Sipas një njoftimi në facebook, Klubi Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’ do të përgatisë një libër (Grup autorësh), të pagëzuar ‘’ UKSHIN HOTI – DRITË DIELLI PËR ATDHE ‘’ , i cili do të botohet me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Prof. Ukshin Hoti nga forcat fashiste serbe!
Shkrimet e tyre autorët duhet ti dërgojnë në emailin detifjala@outlook.com dhe ato do të pranohet deri më datën 05 prill të këtij viti.
Ftesa e plotë e Klubit Letrar “Zahir Pajaziti”
FTESË
Klubi Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’
Ju ftojmë të gjithë juve poet, shkrimtarë, që nëse keni mundësi dhe dëshirë të dërgoni shkrimet tuaja kushtuar sypatremburit, ndriçuesit të dijes, vizionarit e largpamësit Prof. Ukshin Hoti !
Klubi Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’, do të përgatisë një libër ( Grup autorësh ), të pagëzuar ‘’ UKSHIN HOTI – DRITË DIELLI PËR ATDHE ‘’ , që do të botohet me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Prof. Ukshin Hoti nga forcat çetnike- fashiste serbe!
Klubi Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’ pret shkrimet tuaja, të cilat pranohen duhet të jenë në nivel artistik.
Gjinia letrare: Poezi
Punimet tuaja pranohen, vetëm ato që dërgohen në emailin: detifjala@outlook.com
Koha e dorëzimit nga sot ( 22 mars deri më 05 prill 2017)
Punimet tuaja, pra mund t’ i dërgoni në këtë email : detifjala@outlook.com
Përshëndetje nga përfaqësuesi i Klubit Letrar
Prishtinë, 2017




