Të gjithë ia caktuan vetit një detyrë. Të ndjekin shtegun prej 19.4 kilometra me biçikletë dhe asnjë të mos dorëzohet.
Rreth 200 biçiklistë sot morën pjesë në një organizim me biçikleta i cili karakter kishte shënimin e ditës së Pranverës për të vetëdijësuar qytetarët për përdorimin e bicikletave në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Për qëllimin e këtij aktiviteti foli përfaqësuesi i grupit të ciklizmit “Llapi Cycling Group” Armend Bajgora i cili për Llapi.info tha se nëpërmjet këtij aktiviteti synohet vetëdijësimi i qytetarëve për përdorimin sa më të madh të bicikletave.
“Sot në sheshin e qytetit në Podujevë për hirë të stinës së pranverës u zhvillua një aktivitet me biçikleta që ka pasur karakter për shënimin e stinës së pranverës, vetëdijësimin e qytetarëve për shfrtytëzimin më të madh të biçikletave dhe përshkrimin e një shtegu në një koordinim të plotë me organet e sigurisë, organet komunale dhe qytetarët të cilët kanë marë pjesë. Shtegu ka qenë 19.4 kilometra dhe është zhvilluar në 5 fshatëra të ndryshme. Pjesëmarrës kanë qenë rreth 200 ciklistë që kanë pushtuar sheshin e qytetit ndërsa gjatë zhvillimit të shtegut deri në 3 kilometra ka qenë i gjatë distanca në mes të patrollës policore të parë e cila ka pri dhe e fundit”, tha Bajgora
Ani pse për të përfunduar shtegun duhej kaluar 19.4 kilometra me biçikletë, nuk kishte ndodhur asnjë incident.
Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar rreshteri i Policisë së Kosovës, Nazmi Veseli i cili udhëheqi planin operativ të këtij aktiviteti.
Për sigurimin e shtegut, Veseli tha se kanë qenë të angazhuar 10 polic, ndërsa njësia çiliste prej 3 policëve nga Podujeva ishin si pjesmarrës në këtë aktivitet.
“Ishte një enevient i organizuar nga organizatat jovqeveritare ku morën pjesë rreth 200 biciklistë. Mbarvajtja ka qenë në rregull, nuk kemi pasur asnjë incident të shënuar gjatë këtij kilometrazhi që ka qenë diku rreth 19 kilometra vozitje me bicikletë ku ka pasur edhe pauza të kohëpaskohshme. Aktiviteti është në rregull krejt dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje. Gjatë këtij evenimenti kemi qenë të angazhuar në mbrojtjen dhe rendin e sigurisë edhe të biciklistëve, kemi qenë 10 pjestarë, ndërsa si pjesëmarrës të këtij evenimenti kanë qenë 3 policë me bicikleta” tha Veseli.
Ky aktivitet është përkrahur edhe nga Iniciativa Vullnetare RB e cila njihet me aktivitete me të rinjë në Podujevë.
Kryetari i kësaj Iniciative, Reshat Besholli tha se Iniciativa RB mbështet cdo aktivitet i cili është në interes të qytetarëve të Podujevës.
Organizatorët e këtij organizimi falënderuan sponsorët të cilët mundësuan relizimin e këtij aktiviteti dhe thanë se aktivitete të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.
Për tu informuar për aktivitetet e radhës, bëhuni pjesë në Faqen në Facebook të “Llapi Cycling Group” duke klikuar këtu.
FOTO:









