Lokale - eSIMy

Maturantët nga Podujeva do të kenë mundësi t’i ngritin njohuritë e tyre para se të hynë në testin e maturës, njofton Llapi.info.

Kjo falë të rinjve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Podujevë të cilët sot bënë hapjen solemne të organizimit të orëve mësimore shtesë për ngritjen e njohurive të maturantëve nga Podujeva para se të hynë në testin e maturës.

Për maturantët që duan të marrin pjesë në këtë organizim kryetarja e KVRL, Donjeta Sheqiri për Llapi.info tha se maturantët duhet të aplikojnë në faqen zyrtare në facebook.

Trajnimi është papagesë për mësim plotësues në këto lëndë:
1. Gjuhë Angleze
2. Matematikë
3. Kimi
4. Fakulteti Juridik (provim pranues)
5. Fakulteti Ekonomik (provim pranues)

Këto trajnime do të mbahen në SH.M.F.U “Naim Frashëri” në Podujevë , gjatë ditëve të vikendit (e shtunë dhe e dielë)

Njoftimi i plotë: