Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë shënoi sot 27 vjetorin e themelimit. Por as ky rast nuk arriti t’i bashkoj gjithë anëtarët e kësaj partie në një vend.
Në këtë eveniment i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministri Isa Mustafa. Mirëpo, ajo që të bie në sy është se mungoi nënkryetari, Lutfi Haziri.
Arsyet e mospjesmarrjes së Hazirit në festën e partisë prej nga vie nuk dihet.
Kësisoj, ende nuk dihet nëse dega e LDK-së në Podujevë i ofroi apo jo ftesë për të marrë pjesë në këtë tubim.




