Lokale - eSIMy

Zgjedhjet po afrohen dhe për këtë i pari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu u ba bërë thirrje anëtarëve të kësaj partie që t’i dëgjojnë kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve, njofton Llapi.info.

Ani pse në qytetin e Podujevës ku ai qeverisë, pakënaqësitë ndaj punës së tij janë rritur, ai tha se brengat e qytetarëve do të trajtohen me kujdes.

“Ky vit është vit zgjedhor dhe kërkohet qysh tani ta konsolidojmë aktivitetin dhe ta shtrijmë në të gjitha strukturat e LDK-së në këtë rast në degën tonë të komunikojmë me qytetarë dhe ti dëgjojmë shqetësimet dhe kërkesat që ata kanë dhe ti adresojmë ato për zgjidhje. Çdo brengë e paqartësi që mund të shfaqet ta trajtojmë me kujdes e diskutojmë me maturi për të shmangur nga ngutinë dhe mjegullën që mbillet nga sdi se kush e për përfitime politike e të tjera”,tha Veliu.

Veliu më tej ka folur edhe për të arriturat dhe ngecjet e Qeverisë.