5 persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar mbrëmë rreth orës 21:15 në rr. “Skendërbeu” në Podujevë pasi që të njëjtit pas një tentim vjedhje në një shtëpi private, duke tentuar të arratisen kanë shtypur me veturë një zyrtar policorë, njofton Llapi.info.
Zyrtari policorë ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje përderisa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit është liruar./Llapi.info




