Të rinjtë e organizatës “Podujeva Cycling Group” përmes një aktiviteti të cilin do ta mbajnë sot në Podujevë synojnë t’i vetëdijësojnë qytetarët e Podujevës për mospërdorim të mjeteve motorike por përdorim sa më të madh të biçikletës, shkruan Llapi.info.
Themeluesi i organizatës “Podujeva Cykling Group” e cila merret me promovimin e sporteve me fokus çiklizmit por edhe sporteve të tjera Fitim Topanica tha qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi i qytetarëve që të përdorin sa më shumë biçikletat.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është që ti vetëdijësojmë qytetarët që sa më pak t’i përdorim mjetet motorike dhe sa më shumë biçikleta gjë që korospodon me titullin e ngjarjes “Me një bicikletë nuk qel pranvera” domethënë që është sinonim i thënies “Me një lule nuk qel pranvera” që do të thotë sa më shumë biçikleta më pak vetura”, tha ai.
Që sporti e mban njeriun të shëndetshëm, e pranoi edhe trajneri i klubit të karatesë “Podujeva”, Irfan Salihu i cili sot kishte dalë të merr pjesë në këtë aktivitet.
Mesazhi tij kryesor për shoqërinë është që të merren sa më shumë me aktivitete sportive pasi cdo sport i ndihmon njeriut.
“Mesazhi im është që sa më shumë të meremi me aktivitete sportive dhe normal që biçikleta është një sport atraktiv deh normal është i mirë për shëndetin. Unë diku që 40 vite merrem me sport dhe normal që nuk e di që kam qenë ndonjëherë tek mjeku për arsye shëndetësore. Sporti gjithherë më ka mbajtur vital dhe me sport jetoj.”, tha Salihu
Ndërsa për shtegun të cilin do të ndiqen Topanica tha për Llapi.info tha se të jetë nga sheshi i qytetit deri në “Bazën e Parë të UCK-së” në Lladoc të Podujevës.
“Shtegu do të jetë nga këtu deri tek Baza e parë e UCK-së, Memoriali që kemi zgjedhur ta promovojmë si pikë turistike me karakter sic është historik. Shtegu është i përballueshëm sepse e kemi pasur parasysh se këtu ka edhe njerëz jo profesionist që do të thotë se nuk duhet të kesh përgatitje fizike për me përshkrua shtegun.”
Aktivitete të tilla janë premtuar se do të mbahen edhe në të ardhmen për vetëdijësimin e shoqërisë.








