Vendimi për grevën një orëshe të shpallur nga SBASHK-u, thuajse në të gjitha shkollat fillore e të mesme të komunës së Podujevë është rsepektuar me përpikëri, njofton Llapi.info.

Kështu ka thënë kryetari i SAF e SAM të Podujevës, Fadil Halimi përmes një njoftimi për Llapi.info. Ai ka thënë se “prej 37 shkollave fillore e të mesme të kësaj komune orët e para në ndërrimin e paraditës e në atë pasditës ky vendim nuk është respektuar vetëm në shkollën “Jahë Hasani” në Bërvenik, kurse në një paralele të ndarë të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi në Batllavë disa arsimtarë nuk e kanë respekrtuar grevën në ndërrimin e paraditës, kurse në dy paralelet tjera të ndara të kësaj shkolle greva është respektuar me përpikëmëri.”

Sipas Halimit në ditarët mësimorë dhe në librat e kujdestarisë së shkollave, orët e para janë shënuar me grevë.

“Një numër mesatarë i nxënësve kanë ardhur prej orës së parë, të cilët janë lejuar të hyjnë në klasët e tyrë për të pritur orën e dytë mësimore. Arsimtarët dhe mësuesit gjatë orës së parë në të dy ndërrimet kanë qëndruar në zyret e tyre dhe nëpër koridore të shkollës deirsa ka filluar ora e dytë mësimore” ka njoftuar ai.

Kujtojmë ditë më parë përmes një komunikate për medie, SBASHKU pati apeluar tek të gjithë nxënësit në Kosovë, të mos shkojnë në shkollë orën e parë, në të dyja ndërrimet./Llapi.info