Hidhërimin për një tokë me familjarët nuk e përballoi lehtë.
Për pasojë 93 vjeçari I.H, banor i lagjës Bajram Curri në Klinë, kanosi me pistoletë të birin bashkë me nipin.
Mosha jo e përshtatshme e gjyshitg për të manovruar me armë alarmoi të afërmit që edhe lajmëruan policinë.
Ngjarja ndodhi të premtën mbrëma kur edhe i zoti i shtëpisë që u shfaq i acaruar u vu nën kontroll.
Me urdhër të pokurorit atij iu caktua masa e ndalimit për 48 orë. U bastis edhe shtëpia ku u konfiskuan edhe një sasi armatimi.
Për të moshuarin që dyshohet se ka edhe probleme mendore ngarkohet edhe për veprën ‘Armëmbajtje pa leje”.