𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝟗𝟐 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭 ◻️🟦
Sot festojmë me krenari 92 vjetorin e themelimit të klubit tonë, KF Llapi. Që nga themelimi më 5 korrik 1932, ky klub ka qenë një simbol i pasionit, përkushtimit dhe dashurisë për futbollin në vendin tonë dhe më gjerë.
KF Llapi ka kaluar nëpër shumë sfida dhe arritje, duke u rritur dhe forcuar vit pas viti. Lojtarët, trajnerët dhe stafi ynë kanë treguar gjithmonë dëshirën e palëkundur për sukses.
Tifozët tanë të mrekullueshëm “Ultras Legjendat”, të cilët na kanë mbështetur në çdo hap të rrugës, janë zemra e këtij klubi dhe fuqia jonë më e madhe.
Ndër vite, KF Llapi është bërë vend zbulimi për talentët e rinj, vend ku ëndrrat janë bërë realitet dhe ku pasioni për futbollin është ndezur në zemrat e shumë gjeneratave. Jemi krenarë për të gjitha arritjet tona dhe për ndikimin që kemi pasur në zhvillimin e sportit më të bukur në botë, futbollit, në vendin tonë.
Në këtë ditë të veçantë, duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë e KF Llapi – ish-themeluesit, kryesitë e mëparshme, kryesinë aktuale, ish-trajnerët, trajnerët aktual, stafin dhe tifozët. Sukseset tona janë suksese të përbashkëta, dhe pa ju, asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur.
Me përkushtimin që na ka karakterizuar gjithmonë, do të vazhdojmë të shkruajmë kapituj të rinj të suksesshëm në historinë e klubit.
Gëzuar 92 vjetorin 🎉
#92vjetklub #KFLlapi #Urime92vjetori







