8 persona janë arrestuar dje rreth orës 16:00 në fshatin Bellasicë të Podujevës për vjedhje të drunjve, transmeton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë zbatimit të një Plani Operativ, në tetë raste të ndara, të dyshuarit meshkuj janë ndaluar duke transportuar dru për djegieje pa dokumente përcjellës.
Drunjtë janë konfiskuar ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info





