Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa ndaj personave të cilët kanë shkelur masat e vendosura nga Qeveria për kufizim të lëvizjes.
Siç njoftohet, në 24 orët e fundit janë ndaluar 60 persona në 45 raste të ndryshme në disa komuna të Kosovës, pasi nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Policia ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh se komuna me numrin më të madh të rasteve është Prizreni me 27 raste dhe 36 persona të ndaluar.
Ndërkaq në Prishtinë, janë ndaluar 15 persona në 11 raste të ndryshme. Në Ferizaj janë ndaluar 3 persona në dy raste, në Pejë dy persona, në Gjilan, Gjakovë e Mitrovicë të Jugut nga një person.