Kanë mbetur më shumë se 500 pacientë insulinëvartës të Podujevës pa ilaçin e domosdoshëm të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Shëndetësisë nuk e ka furnizuar mjaftueshëm Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë me këtë ilaç që është në listën esenciale.

Këtyre pacientëve për një muaj u duhen 2.930 insulina, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e ka furnizuar këtë institucion me 1.690 sosh. Pacientët janë të detyruar që të gjejnë mënyra të tjera të furnizimit me insulinë, duke blerë vetë këtë ilaç, pasi mosmarrja e terapisë së mjaftueshme mund të përkeqësojë shumë shëndetin e tyre..