Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 46 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 580 mostrave, raporton Llapi.info.

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Komunën e Podujevës.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat; Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërm dhe Lupç i Poshtëm.

“Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK.

Në 24-orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 62 pacientë. Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 15,620 raste pozitive, 625 viktima dhe 13,554 të shëruar. Raste aktive vazhdojnë të mbeten edhe 1,441./Llapi.info