Dhjetëra protestues nga komuna e Podujevës, të cilët u mblodhën në stacionin e autobusëve në këtë qytet, janë nisur drejt Prishtinës ku edhe do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, raporton Llapi.info.
Me flamuj kombëtarë e tupanë, prote4stuesit u nisën drejt kryeqytetit, aty edhe ku do të fillojë protesta në ora 14:00.
Përveç kësaj, në rrugët e qytetit të Podujevës janë parë edhe qytetarë të tjerë të cilët në mënyrë të organizuar kanë mësyrë kryeqytetin edhe me vetura të tyre private.
Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar nisje me transport falas për protestë nga 28 qytete të Kosovës./Llapi.info









