Në Klinikën Infektive momentalisht janë duke u trajtuar 37 pacientë.
Nga 37 pacientët të shtrirë, 4 janë në oksigjenoterapi, dhe dy në gjendje kritike, njofton Klan Kosova.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar infektologu, Valbon Krasniqi, i cili theksoi se edhe numri i të shëruarve mund të rritet.
“Gjendja është e njëjtë sikur dje, momentalisht janë të shtrirë 37 pacientë të konfirmuar pozitiv, dy janë në gjendje kritike dhe katër janë me oksigjenoterapi. Edhe numri i personave të shëruar mund të rritet por është e vështirë me supozua numrin e saktë meqë duhet të pritet edhe testimi i dytë”.
Krasniqi deklaroi se edhe numri i testimeve duhet të rritet dhe të ketë më shumë ekipe në terren.
“Nëse rritet numri i testimeve rritet edhe numri i rasteve pozitive mendoj se duhet të ketë më shumë ekipe në terren si dhe të ketë më shumë testime”.
Krasniqi mes tjerash tha se në rast se rastet pozitive nuk do të shtrihen në spital gjendja me Covid-19 do të jetë nënkontroll.