Mesditën e kësaj të diele është qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti në lëvizje në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka sjellë 3 viktima ku dy prej të cilëve po digjen brenda makinës që ka marrë flakë.
Policia bën me dije se drejt automjetit në mbikalimin e Fushë-Krujës është qëlluam me breshëri automatiku dhe janë zbrazur 50 plumba.
Siç shihet e gjithë rruga është e bllokuar, teksa makina është në flakë.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës./joq