Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se të sot janë konfirmuar edhe 7 raste me koronavirus në Kosovë, transmeton Llapi.info.

Shtatë testet pozitive kanë rezultuar pas 243 mostrave që janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas ministrit Vitia, sot janë shëruar edhe 22 pacientë të infektuar me këtë virus.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga ministri Vitia, numri i të shëruarve nga COVID-19 tashmë ka shkuar 271.

“Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19. Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitive të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave”, ka shkruar Vitia.

Aktualisht në Kosovë janë konfirmuar 806 qytetarë me koronavirus./Llapi.info