Sot janë bërë 21 vjet nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malës. I njohur me nofkën “Mërgimi”, Ilir Konushevci dhe doktori u vranë më 9 maj të vitit 1989, derisa kjo vrasje ende nuk është zbardhur, shkruan Llapi.info
Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, pasi ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi.
Iliri u vra në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.
Për nder të këtij përvjetori, sot në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00, mbahet Akademia Përkujtimore me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, gjeneralmajor Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir Malajt.
Kjo akademi mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili do të mbajë fjalë rasti në nderim të të rënëve.
Pas akademisë përkujtimore do të bëhen homazhe te varret e heronjve të Kosovës, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen Velania të Prishtinës.