Arzen Salihu i cili vdiq sot në orët e hershme të mëngjesit nga një aksident trafiku në fshatin Sibovc të Podujevës, do të varroset nesër në ora 16:00, njofton Llapi.info

Varrimi i të ndjerit, sipas të afërmve të tij do të bëhet në varrezat te Tjegullorja ( Euro blloku) të cilat gjenden në rrugën “Skënderbeu”.

Salihu, 20-vjeç humbi jetën pas përplasjes së dy makinave. Llapi.info