Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 diversantë, përfshirë 14 grupe infiltrimi, që nga fillimi i pushtimit rus, sipas kreut të administratës ushtarake, Mykola Zhyrnov.
Zhyrnov tha se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.
“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, duke përfshirë ato për zjarrin” tha Zhyrnov.
Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore edhe për një mbrojtje afatgjatë, sipas tij. /BBC





