Lokale - eSIMy

Më 19 janar të vitit 2012, Kosova dhe BE-ja e patën nisur dialogun për liberalizimin e vizave, njofton Klankosova.tv.

Sot u bënë 10 vjet që nga ajo ditë.

Atëbotë, kur ishte kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi e pati cilësuar atë ditë si historike dhe hapje të një kapitulli të ri për Kosovën. Ai pati premtuar angazhim dhe punë në mënyrë që kosovarët të udhëtojnë sa më shpejtë pa viza në shtete të BE-së.

Por fatkeqësisht, kosovarët ende janë të izoluar sa i përket lirisë së lëvizjes në shtete të BE-së, dhe ende nuk ka asnjë vendim sa i përket kësaj çështjeje.

Më poshtë mund të shihni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova, 10 vjet më parë.