Nga buxheti i komunës së Podujevës, 1.950.00 euro i janë ndarë Shoqatës kulturore Artistike “Jesip Rela”  kryetar i të cilës ishte nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari, ndërsa shoqatës të shurdhërve në Podujevë i janë ndarë vetëm 150 euro, njofton Llapi.info.

Shoqata Kulturore Artistike “Jesip Rela” ishte themeluar nga Nexhmi Rudari, Nexhmi Balaj dhe Jakup Saliu në vitin 2011.

Me zgjedhjen si nënkryetar i komunës së Podujevës, Nexhmi Ruadi pati dhënë dorëheqje nga ai post duke e lënë atë në duar të dy themeluesve të tjerë.

Llapi.info ka provuar të marrë informacione nga Komuna e Podujevës, se si ka mundësi të bëhet ky diferencim kaq i madh i të hollave mes dy Shoqatave posaqërisht asaj për personat e shurdhër të cilët kanë rëndësi të veçantë, por zyrtarët për informim kanë premtuar se do t’i përgjigjen portalit, por që 10 ditë ata nuk janë përgjigjur.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Shurdhërve në Podujevë, Xhevdet Sadiku nuk ka pasur mundësi të flas për shkaqe personale

Në një raport zyrtar gjithashtu thuhet se nga komuna kanë përfituar mbi 10.000.00 euro Shoqata e Gjahëtarëve “Llapi” ndërsa 200.00 euro për klubin e Shahut “Zahir Pajaziti”.

Dokument: