Presidenti Hashim Thaçi është duke përcjellë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin A për Euro 2020 ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.
Derisa në 45 minutat e para janë mysafirët ata që avancojnë 1:0, presidenti Thaçi shkruan në Facebook se të gjithë janë me mendje dhe zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”.Postimi i plotë:
“Të gjithë jemi me mendje dhe me zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shijuar spektaklin sportiv që po na ofrojnë Kosova dhe Anglia. Dy dekada më parë i patëm hap zemrat për ushtarët britanikë. E sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian. HTH






