Komuna e Malishevës ka filluar ndërtimin e një shtëpie, për një familje e cila jeton në kushte të rënda socio ekonomike dhe në kushte jo të mira të banimit.

Këtë familje e kanë vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj dhe drejtori komunal për urbanizëm, Islam Vrenezi, të cilët e kanë uruar familjen për ndërtimin e shtëpisë.

Shtëpia në fjalë, është për Rrahman Kovaçin nga Banja, cili i takon komunitetit RAE, që deri më tani ka jetuar në një ndërtesë banimi në kushte të rënda, pasi ndërtesa është në rrënim e sipër për shkak të vjetërsisë.

“Ne po mundohemi që brenda kushteve dhe mundësive buxhetore, të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, e në veçanti për rastet e tilla, ku jetojnë në kushte të rënda dhe nuk kanë mundësi që të sigurojnë banimin. Krijimi i kushteve për jetesë dhe rritja e mirëqenies së banorëve tanë, është obligim për ne, e mbi të gjitha është edhe obligim moral”