Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një vajzë nga Podujeva e moshës së mitur ka njoftuar në Polici se po shantazhohej nga dy persona të dyshuar po ashtu të moshës së mitur, transmeton Llapi.info

Të dyshuarit viktimës po i kërkonin para në shkëmbim të mosnjoftimit të familjes së viktimës lidhur me një lidhje të saj.

“Ankuesja moshë e mitur femër K/shqiptare, ka njoftuar se po shantazhohej nga dy persona të dyshuar moshë e mitur meshkuj K/Shqiptarë. Të dyshuarit viktimës po i kërkonin para në shkëmbim të mosnjoftimit të familjes së viktimës lidhur me një lidhje të saj. Pas një plani taktik zhvilluar nga policia në flagrancë janë zënë të dyshuarit duke shantazhuar viktimën, me ç’rast ia kanë marrë para në shumë 10 euro. Të dyshuarit janë ndaluar dhe janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës, ndërsa me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen për 24 orë në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia./Llapi.info