Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në media se djali i tij, Danilo Vuçiq u shoqërua me dy kriminelë në ndeshjen botërorit  që u zhvillua të dielën në Rusi mes Serbisë dhe Kosta Rikës.

Vuçiq ka thënë se djali i tij, Daniel nuk ka bërë ndonjë të keqe siç kishin deklaruar mediat, shkruan N1.

“Jo biri im nuk ka vjedhur dhe nuk ka bërë dëm asgjë. Djali im pagoi biletë ekonomike, ndryshe nga ata hajdutë që shkojnë në Nju Jork me biznes klasë dhe paguajnë biletë prej 5,000 euro. Unë kam parë fotografinë e tij në media dhe ishte shumë gjë e keqe”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Tutje, Vuçiq  u ka thënë gazetarëve se nuk e kishte të lehtë që t’i shpjegojë djalit të tij se pse e ‘sulmuan’, pse  po shikonte lojën dhe ndodhej afër tifozëve të akuzuar për krime të rënda.

Vuçiq  ka shtuar se nuk mund të jetë gjithmonë baba i mirë pasi që nuk ka mjaft kohë që të kaloj afër familjes, por nuk do të lejojë asnjëherë shpifje të tilla.