Podujeva, foto arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në qytetin e Podujevës në orët e vona të së enjtes ka pasur të shtëna me armë, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar me dy persona tjerë meshkuj kosovarë, ju kishte ofruar një person i cili kishte shtënë me armë dhe kishte ikur.

“Viktima e kishte përcjellë të dyshuarin ku pas kontaktit me të, i njëjti e kishte goditur viktimën me kondak në kokë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur një gëzhojë të kalibrit 9 x 19. Ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë Policia e Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “kanosje me armë dhe lëndim i lehtë trupor”./Llapi.info