Shkruan: Shemsi Jashari

Si qytetarë të këtij vendi, nëse nuk e bëjmë për vete, duhet ta bëjmë për fëmijet tanë, nuk duhet ti lëmë të gabojnë, e kur gabojnë dhe nuk duan të përmirsojnë gabimet duhet ti ndëshkojmë.

Pavarsishtë kritikave dhe kundërshtimeve të qytetarëve ndaj shumë proceseve dhe vendimeve që qeveritë tona kanë marrur ndër vite, si duket edhe kjo qeveri jo që nuk po ndëgjon zërin e arsyes qytetare por vetëm se po e thellon vendimmarrjen në kundërshtim me vullnetin qytetarë.

Pavarsisht se shpesh zhgënjehemi dhe na duket sikur kot po rezistojmë, apo mendimi se, e kotë të kundërshtosh kur askush nuk merzitet për kundërshtimin tonë, ne si qyetarë nuk duhet dhe nuk guxojmë të dorëzohemi para pushtetarëve dhe vendimeve të dëmshme për vendin dhe buxhetin e shetit tonë.
Me të drejtë, shpesh mendojmë se çfarë ndryshuam ne që reaguam, duket se asgjë përveç presionit, shantazhit e pengesave në karrier e shumë presione me lloj lloj skenaresh, për të na detyruar që të mbyllim gojen?

Na duket se ndryshuam pak ose aspak që duket ne sipërfaqe, por sikur te pyetemi, sikur të mos kishte fare zë kritik çfar do të ndodhte? Me siguri shumë më keq do të ishim me nivel qeverisje, shumë më arrogant do të ishin pushtetarët tanë, sado qe tani është keq mjaftueshem.
Ne duhet të mos harrojmë sfidat që kaluam si popull për tu liruar nga regjimi i kaluar edhe kur dukej e pamundur ndryshimi dhe lira jonë, aktiviteti i vendosur i një numri të vogël patriotësh e bëri të mundur lirinë.

Ka shumë shembuj që bota demokratike i përdorë për të korigjuar pushtetin e vet. Pse duhet ne si qytetarë të Kosovës të bëjmë përjashtim? Ne duhet të reagojmë, duhet të protestojmë, duhet të rezistojmë aktivisht ndaj vendimeve të dëmshme. Buxheti i shtetit ne nivel komunal dhe nivel qendrorë nuk është privat, çështjet shtetërore duhet të marrin konsensusin qytetar para vendimmarrjës.
Nuk duhet lënë fatin e një shteti në mëshirën e një grushti njerëzish. Ata që janë në pushtet(të njejtit që nga paslufta) duan të na lodhin, duan që e keqja të na bëhët standard që nuk na pengon, duan që ne të pajtohemi me të gjitha që ata i bëjnë, duke krijuar iluzion që ndryshe nuk bënë dhe është kotë të kundërshtosh.

Ne duhet të iu tregojmë pushtetarëve që do të rezistojmë dhe nuk do të pajtohemi asnjëherë kur nuk punojnë drejt dhe do ti ndëshkojmë sa herë e meritojnë.
Ende nuk është vonë sado që kemi humbur kohë dhe kemi duaruar shumë. Ne duhet të rizgjohemi për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet.